×
  • Kronika
  • Kronika

    Dyshohet se falsifikoi dokumentin e bankës për të fituar tenderin publik, arrestohet një person

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Një person është arrestuar gjatë të premtes, pasi dyshohet se ka falsifikuar një dokument të bankës me të cilin gjoja banka i siguron përkrahje me vlerë prej 200 mijë euro, e që falë këtij dokumenti ai do të përfitonte një tender publik.

    Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.

    “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)-Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, duke u bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet se drejtori i një kompanie nga Suhareka ka falsifikuar dokumentin “Letër përkrahje” të datës 12.12.2019 të bankës me të cilin gjoja se banka i siguron përkrahje kompanisë në fjalë në vlerë prej 200 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

    Dyshohet se falsifikimin e dokumentit i dyshuari e ka bërë me qëllim të fitimit në një tender publik, nga një institucion shtetëror.

    “Duke e përdorur këtë dokument të falsifikuar, i dyshuari: F.S., viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar, ka arritur ta fitojë tenderin në vlerë prej 998.800 euro për renovim të një objekti. Personi në fjalë, dyshohet se pos veprës penale ‘falsifikim’, ka kryer edhe dy vepra tjera penale: ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’ dhe ‘mashtrim’. Pas grumbullimit të informatave dhe provave, sot, më 04.12.2020, është arrestuar i dyshuari dhe pasi është intervistuar, me aktvendim të PTH-Prishtinë, iu ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Kronika29 Nëntor 2024
    Policia e ka intervistuar 32-vjeçarin, D.Sh. pasi dyshohet se më 15 gusht ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në...
    Kronika29 Nëntor 2024
    Tre persona janë arrestuar në Pejë dhe Gjakovë nën dyshimet për disa vepra penale përfshirë vjedhjen, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe...
    Kronika29 Nëntor 2024
    Tre persona janë arrestuar në Pejë në datat 27 dhe 28 nëntor për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar Policia e Kosovës....
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar situatën aktuale të sigurisë në vend, raporton FrontOnline....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se arsyeja pse Republika e Kosovës po përballet me këto sulme është sukses i vendit tonë....
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë pas sulmit të fundit që ndodhi në vendin e ngjarjes, ku raportohen ndërprerje...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. “Dënoj...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kompania metalurgjike NewCo Ferronikeli Complex LLC ka thënë se dëmtimi i kanalit të ujit të Ibër Lepencit e rrezikon funksionimin e përgjithshëm...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas incidentit serioz të ndodhur sonte në Zubin Potok, duke theksuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.