Një person është gjetur i shtrirë në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë.
Dyshohet që ky person është gjetur pa shenja jete.
Lexues të portalit FrontOnline kanë dërguar disa fotografi dhe video në të cilat shihen disa vetura të policisë dhe një veturë e ambulancës.
Sipas lexuesve dyshohet që një person i moshuar ka pësuar infarkt.
FrontOnline për këtë rast ka kërkuar përgjigje edhe në Policinë e Kosovës, por që deri më tani ende nuk ka marrë përgjigje./FrontOnline/