×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Dyshimet mbi tenderin 12-milionësh të Përparim Ramës (Dokumente)

    Fatlum Berisha
    04 Gusht 2022

    Me profesion është arkitekt. Kjo ka bërë që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama t`i kushtojë rëndësi të veçantë kësaj fushe.

    Ai ka menduar të themelojë Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e komunës në koordinim me kompanitë konsulente, raporton “Front Online”.

    Për këtë arsye më 1 gusht të këtij viti, komuna e Prishtinës, që ai e udhëheq, ka hapur një mega-tender për të cilin ka zotuar hiç më pak se 12 milionë euro.

    Tenderi ka shkuar me procedurë të kufizuar. Kjo sipas Ligjit të Prokurimit do të thotë që vetëm operatorët ekonomikë të ftuar nga autoriteti kontraktues mund të dorëzojnë një tender.

    Diçka e tillë e kufizon konkurrencën që në start dhe rrit mundësinë për manipulime.

    Një detaj tjetër që bie në sy është që komuna e Ramës në dosjen e tenderit si dy nën-kritere për dhënien e kontratës ka vënë që propozimit financiar t`i kushtohet vetëm 20% rëndësi, kurse propozimit teknik 80 %.

    Pra, faktori që do të merret në konsideratë gjatë ri ekzaminimit është vlera më e lartë e kontratave të përfunduara me sukses që e plotësojnë kriterin e kapacitetit teknik.

    Sipas Ligjit të Prokurimit Publik, neni 52, autoriteti kontraktues në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit do të specifikojë kriteret që do të përdoren për dhënie të kontratës.

    Aty thuhet se kriteret mund të jenë ose çmimi më i ulët ose tenderi ekonomikisht më i favorshëm.

    Kësaj nuk i ka kushtuar rëndësi kryetari i kryeqytetit në tenderin 12 milionësh.

    Tutje, pika tjetër e këtij neni, specifikon se vetëm kriteret e matshme dhe të cilat paraprakisht janë përcaktuar në dosjen e tenderit mund të shfrytëzohen për vlerësim. Autoriteti kontraktues mund të përdorë vetëm kritere që janë relevante në mënyrë direkte me lëndën e kontratës. Kritere të tilla mund të jenë në lidhje me p.sh., cilësinë, çmimin, meritat teknike, estetike dhe karakteristikat funksionale, karakteristikat e mjedisit, shpenzimet rrjedhëse, efektiviteti i kostos, shërbimet e pas-shitjes dhe asistenca teknike.

    Komuna e Prishtinës në dosjen e tenderit, më konkretisht tek pjesa teknike, ka kërkuar që operatori ekonomik të ofrojë dëshmi të kapaciteteve për kryerjen e punëve të përshkruara, nga te cilat në lëminë menaxheriale së paku 2 projekte të vlerës mbi 1.000.000,00 €, dhe në lëminë e programimit – softuerit të ketë së paku një projekt në vlerë 200.000 EUR, të kryer në periudhën paraprake në dhjetë vitet e shkuara “ose “ në përiudhën e shkuar dhjetëvjeçare.

    Operatori ekonomik duhet të angazhojë personel profesional, i përbërë prej:

    a) Stafit kyç – udhëheqës (8 sektorë kryesorë)

    1. Një projektmenaxher
    2. Një menaxher për vlerësimin e projekteve
    3. Një menaxher për planifikim hapësinor
    4. Një menaxher për kontrollin e ndërtimeve
    5. Një menaxher për sektorin e Informacionit Gjeografik
    6. Një udhëheqës i sektorit të komunikacionit
    7 .Një udhëheqës i sektorit juridik
    8. Një udhëheqës i sektorit të programimit dhe TI.

    b) Stafi përkrahës
    • Dhjetë (10) Inxh.Dipl.Ark. 10 vjet përvojë
    • Pesë (5) Inxh.Dipl.Ark. 5 vjet përvojë
    • Dy (2) Inxh.Arkitekturës /Urbanist, 10 vjet pervoje
    • Një (1) Inxh. i ambientit ose ekuivalent, 5 vjet p.
    • Një (1) Inxh. Mbrojtjes në punë ose ekuivalent
    • Një (1) Inxh. Arkitekturës, BIM Specialist, 10 vjet p
    • Pesë (5) Arkitekt ose teknik përpunues, 5 vjet p
    • Dy (2) Inxh.ndërtimi-drejtimi konstruktiv, 10 vjet p
    • Dy (2) Inxh.ndërtimi-drejtimi hidroteknik, 10 vjet p
    • Dy (2) Inxh.dipl. makinerisë, 10 vjet pervoje
    • Dy (2) Inxh.dipl. elektroteknikës, 10 vjet pervoje
    • Një (1) Inxh.dipl. i Gjeologjisë, 10 vjet pervoje
    • Një (1) Inxh.dipl. i Gjeodezisë, 10 vjet pervoje
    • Një (1) Inxh.dipl. per GIS ose ekuiv. 10 vjet pervoje
    • Tre (3) Inxh. ose teknik të Gjeodezisë, 5 vjet p
    • Dy (2) Inxhinier të komunikacionit, 5 vjet pervoje
    • Një (1) Ekonomist i diplomuar, 10 vjet përvojë
    • Një (1) Inxh. të IT, apo lëmisë përkatëse, 10 vjet p.
    • Pesë (5) Programer të IT-së, 5/7 vjet përvojë.

    Për hapjen e këtij tenderi ka reaguar Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryekuvendarit, Glauk Konjufca.

    Ai në Facebook ka shkruar se qytetarët e Prishtinës nuk e kanë luksin që rreth 5 për qind të buxhetit ta dërgojnë në konsulencë.

    Kërçeli ka shtuar: “Veç imagjinojeni sikur kryetari të ishte nga Vetëvendosje.”

    Postimi i plotë:

    Prishtina e përjetimeve! 12 milionë euro per konsulencë me pritu me i shkru zerot se le ma me mendu që vetëm për konsulencë A e kane lluksin qytetarët e Prishtinës që 4-5 % buxhetit të Komunes me dërgu në konsulencë? Konsulencë për çka? Për me kriju një shërbim brenda komunës, konsulence se qysh me kriju ai shërbim, i bie qe as mu kriju me këto mjete jo. Veç imagjinojeni sikur kryetari të ishte nga Vetëvendosje.

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Sport25 Dhjetor 2024
    Fenerbahçe po raportohet  se po kërkon ta rikthejë yllin kosovar, Vedat Muriqi. Ndonëse kanë Edin Xhekon gjigantët turk duket se kanë nevojë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Lista Srpska ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë miratuar ankesën e kësaj partie lidhur me moscertifikimin nga KQZ...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ministria e Ekonomisë ka thënë se vështirësitë e fundit në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Kosovës janë rezultat i...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Tashmë për disa ditë me radhë janë duke vazhduar kolonat në pikat kufitare të vendit. Prej tyre më së shumti pritje për...
    Bota/Rajoni25 Dhjetor 2024
    Grupi militant palestinez, Hamasi dhe Izraeli, fajësuan njëri-tjetrin të mërkurën për dështimin e tyre për të përfunduar një marrëveshje armëpushimi, pavarësisht progresit...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    22 të lënduarit nga aksidenti me autobus në magjistralen Prishtinë-Pejë, kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa gjendja e tyre...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.