Në SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash sot nuk do të zhvillohet procesi mësimor.
Aty mësimi do të ndërpritet për shkak disa rasteve të dyshuara me virusin korona.
Vendimi është marrë që mësimi të ndërpritet deri në marrjen e rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Komuna e Dragashit mbrëmë ka njoftuar se vendimi për mos mbajtjen e mësimit është marrë pas takimit dhe konsultimit që Task-Forca në nivel të Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë komunë kishte me Task-forcën e shkollës në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së.
“Nesër ndërpritet procesi mësimor në ‘Ruzhdi Berisha’ në Dragash deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK që pritet të arrijnë nesër pasdite. Dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor. Gjithashtu ju njoftomë se sot është bërë dezinfektimi i objektit ‘Ruzhdi Berisha’”, thuhet në njoftimin e mbrëmshëm nga komuna.
Ndërkaq, komuna nuk ka dhënë detaje tjera për rastet e dyshuara të infektimit me COVID-19 në këtë shkollë.