×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Dy vrasje e disa plagosje vetëm gjatë muajit mars në Kosovë

    FrontOnline
    28 Mars 2023

    Dy vrasje e rreth pesë plagosje kanë ndodhur vetëm gjatë muajit mars në Kosovë. Njohësi i çështjeve të sigurisë konsideron se të gjitha vrasjet e plagosjet po ndodhin me armë pa leje teksa sociologu konsideron se mosndëshkueshmëria e krimeve e shkaqet socio-ekonomike ndikojnë në këtë dukuri.

    Dy të plagosur në Prishtinë, plagosje në Hajvali, vritet një person në Podujevë, janë vetëm tre titujt e tri ngjarjeve të tri ditëve të fundit në Kosovë.

    E vetëm gjatë muajit mars që nuk ka përfunduar ende, janë vrarë dy persona e janë plagosur të paktën 5 të tjerë.

    Ky numër vrasjesh, e plagosjesh të shpeshta po konsiderohet shqetësues e faktorët të shumtë.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi thotë se numri i vrasjeve në Kosovë krahasuar me rajonin është i vogël, megjithatë armët pa leje që janë të shumta në qarkullim në Kosovë i konsideron faktor në këtë dukuri, raporotn rtvdukagjini.

    Ai fton Ministrinë e Brendshme që të jenë të shpejt në një strategji të re lidhur me këtë çështje.

    “Duhet menduar përsëri një strategji, me qëllim që ky numër kaq i madh i armëve ilegale dhe mjeteve të rrezikshme të vihen nën kontroll, për ato çka mund të legalizohen të legalizohen, ndërsa pjesa tjetër të dorëzohet, pasi që shumica e këtyre vrasjeve po vijnë nga armët ilegale”, ka thënë Ibishi.

    Sociologu Jeton Brajshori thotë se shumica e kryerësve të këtyre veprave janë recidivistë, teksa përmend shkaqet socio-ekonomike që shtyjnë në vepra të tilla.

    “Institucionet duhet ta kryejnë detyrën e tyre si duhet mos ta neglizhojnë, për arsye se po kemi raste të tilla të vrasjeve.  Arsye tjetër që ndikon në vrasje janë edhe shkaqet socio-ekonomike, fatkeqësisht tek në kemi një numër të madh të papunësh, dhe kur e kemi statusin material më të ulët, dhe kemi problem elementare për ekzistencë, atëherë edhe emocionet na punojnë ndryshe dhe në këtë mënyrë edhe ky është indikatori”, ka thënë Brajshori.

    Reklama

    Përndryshe sipas statistikave të policisë, çdo vit konfiskohen mbi 1000 deri 1500 armë pa leje nga duart e qytetarëve të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka asgjë se...
    Lajme11 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm,...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga hapja e fushatës së kësaj partie, i ka çuar një mesazh direkt Lëvizjes Vetëvendosje....
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se një tjetër prioritet i tij është edhe shëndetësia e qasshme dhe e...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. “Jam kanë shumë hiperaktiv,...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është shtylla e shoqërisë. “Kur flasim për mbështetjen e familjeve, ato...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamta, ka thënë se një prej prioriteteve kryesore të tij është zhvillimi ekonomik. “Vizioni im për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.