×
  • Kronika
  • Kronika

    Dy vite burg burrit që rrahu gruan dhe e përplasi për muri

    FrontOnline
    08 Korrik 2021

    Është dënuar me 2 vite burgim i akuzuari për shkaktimin e lëndimeve të lehta trupore bashkëshortes së tij, F.S.

    Aktgjykimi ndaj tij u shpall të enjten, nga gjykatësi i Gjykatës në Podujevë, Gazmend Bahtiri.

    Sipas aktgjykimit, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 8 qershori i këtij viti. Kurse, dënimin ai obligohet ta vuajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ku deri atëherë, me vendim të posaçëm i është vazhduar masa e paraburgimit.

    F.S. është liruar nga pagesa e shpenzimeve procedurale, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, raporton betimiperdrejtesi.

    Pas shpalljes, gjykatësi Bahtiri e udhëzoi palën e dëmtuar në kontest të rregullt juridiko-civil, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike.

    Ndryshe, F.S. e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 7 korrik.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 22 qershor 2021 nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, F.S., për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarën-bashkëshorten e tij, L.S., ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

    Siç thuhet në aktakuzë, F.S. kishte filluar ta qortoj dhe kritikoj se kinse e dëmtuara nuk po e mbanë pastër shtëpinë, e më pas e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe përplasur herë për muri e herë për krevati.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, e dëmtuara kishte arritur të ik nga ai dhe kishte dalë në oborr të shtëpisë, mirëpo i njëjti kishte shkuar pas saj dhe sërish e kishte goditur me grushte, ku nga dhimbja e dëmtuara kishte bërtitur dhe nga britma e saj, fëmijët e tyre të vegjël janë zgjuar nga gjumi të shqetësuar. Tutje thuhet se F.S. e ka futur të dëmtuarën në shtëpi, duke ia mbyllur derën me dry.

    Për këtë, F.S. ngarkohet me veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Kronika22 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit përmes vendimit të 9 tetorit 2024 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit ishte konfirmuar...
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar një video të një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren dhe në koordinim me...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka shkruar se Amerika qëndron përkrah Kosovës, ndërsa Serbia është me BRICS dhe është armiku ynë. Ai këto...
    Sport22 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka filluar parapërgatitjet për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2025 të kësaj grupmoshe, të cilat...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Deputetja Monika Kryemadhi, në lidhje me problemet familjare me ish-bashkëshortin Ilir Meta, u shpreh se dëshira për të luftuar korrupsionin dhe denoncimet...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit nga Këshilli i Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke...
    Vip22 Tetor 2024
    Diana dhe Arioni ndan sot kohë me njëri-tjetrin tek kuzhina. Ata shkëmbënin biseda ku temë qe konsumimi i tepërt i cigares, transmeton...
    Lajme22 Tetor 2024
    Mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë 450 mijë euro, u sekuestruan të hënën në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, pas një operacioni policor. Lidhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.