×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dy vëllezër rrahin tre policë në Himarë

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Në shatin Vranisht të Himarës, dy vëllezër kanë goditur fizikisht me sende të forta 3 punonjës të policisë, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallzimin e një koflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

    Një prej vëllezërve është arrestuar e ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

    Njoftimi i plotë:

    Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, Policia ka vënë në pranga një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

    Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.