×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të burgosur e 26 zyrtarë korrektues të infektuar me COVID-19

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Deri më tani janë konfirmuar dy raste të burgosurve me COVID-19. Ndërkaq janë edhe 26 zyrtarë korrektues të cilët janë infektuar me këtë sëmundje, ku prej tyre 12 janë ende që po qëndrojnë në vetëizolim. Si shkak i rritjes së numrit të rasteve me këtë pandemi, Shërbimi Korrektues i Kosovës nga 11 korriku ka ndaluar sërish vizitat për të gjithë të burgosurit.

    Kështu bën të ditur drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi i cili thotë se gjatë kësaj kohe të burgosurve do t`iu mundësojë telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype, i cili tashme është i instaluar nëpër disa qendra korrektuese dhe të paraburgimit.

    Ai thotë se situata është e qetë në të gjitha burgjet e Kosovës, megjithatë sipas tij po përballen me sfida të ndryshme.

    Thaçi: Kemi arritur që të menaxhojmë këtë situatë mirë

    “Fatbardhësisht ne deri tani kemi arritur që ta menaxhojmë këtë situatë mjaft mirë, e cila ka dhënë rezultate. Kjo si rrjedhojë e bashkëpunimit, bashkëkoordinimit, së bashku me popullatën tonë banuese të burgosurit. Dhe ata kanë shfaqur një gatishmëri të bashkëpunimit. Shumica nga ta në masë të madhe, të cilët kanë akceptuar apo kanë pranuar një situatë, e cila mbretëron jo vetëm në Kosovë por në gjithë globin”, thotë ai.

    Që nga fillimi i pandemisë, të burgosurit janë angazhuar edhe në punimin e maskave. Për këtë, Thaçi zotohet se kanë pasur të mjaftueshme maska mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

    Thaçi: Ne e detyruam që të ndalojmë prapë vizitat

    “Fatkeqësisht edhe pse ne një kohë kishim lejuar vizitat familjare, një numër shumë të vogël edhe atë të familjarëve të ngushtë, detyrimisht ne u detyruam që këto vizita prapë t’i ndërpremë… Ne vet prodhojmë maska kështu që ne kemi të mjaftueshme maska për nevojat tona, përveç se kemi marrë disa donacione ne kemi prodhuar edhe për institucionet tjera. Një kontingjent të vogël simbolik e kemi dhënë për Policinë e Kosovës, dhe për Inspektoratin Policor”, është shprehur ai.

    Ndër të tjera, udhëheqësi i Shërbimit Korrektues njofton se zyrtarët korrektues janë të pajisur me mantele mbrojtëse, meqë sipas tij rezidentët janë të sigurtë brenda, por jo edhe gjatë kontaktit me gardianët.

    Thaçi: Deri më tani kemi pasur dy raste të burgosurve të infektuar

    “Ne deri tash kemi vetëm dy raste të burgosurve të infektuar. Njëri ka qenë brenda në burg po fatbardhësisht ka qenë në dhomë i vetëm, dhe mandej nuk është përhapur kjo dhe është shëruar kohë të gjatë. Dhe është rasti i dytë që ka qenë në spital i burgosur, por është identifikuar gjatë qëndrimit në spital. Ne nuk kemi indikacione që ai person e ka marrë nga dikush, apo është infektuar në spitalin e Pejës. Prandaj ne kemi vetëm dy raste. Rasti i tretë ka qenë i paraburgosur por fatbardhësisht ai është identifikuar para se të arrijë në burg, në spital të Gjilanit. Kështu që ne zyrtarisht i kemi vetëm dy raste, dhe i treti ka qenë me urdhër të gjykatës mirëpo nuk ka arritur në hapësirat tona”, shton Thaçi.

    Aktualisht janë 12 zyrtarë korrektues të cilët po qëndrojnë në vet izolim, të njëjtit janë konfirmuar me COVID-19.

    Thaçi: 26 zyrtarë korrektues janë infektuar deri më tani

    “Nga stafi ne kemi pasur deri tash 26 zyrtarë korrektues të infektuar, 12 nga ta ende qëndrojnë në vetëizolim. Nuk ka nga ta sepse kemi komunikuar, nuk ka që kanë situatë të rënduar shëndetësore, por të gjithë janë në vetëizolim. Siç dihen vendimet e qeverisë për moshën, personalin tonë me sëmundje shëndetësore, ne i kemi liruar prej kohës, shumica e tyre janë në pushime. Prandaj, ne jemi duke punuar me staf të reduktuar sa i përket menaxhimit të kësaj situate”, deklaron Thaçi për KosovaPress.

    Nehat Thaçi tregon për KosovaPress se ka vështirësi operacionale në performimin e detyrave si shkak i numrit më të vogël të zyrtarëve korrektues. Megjithatë, sipas tij janë duke ri-menaxhuar këto situata, dhe burimet njerëzore. Aktualisht në Kosovë janë rreth 1500 persona të burgosur.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke theksuar se komunat që udhëhiqen nga LDK-ja, si...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Jehona Lushaku nga LDK’ja ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvend. Lushaku në emisonin ‘Pressing’ në T7 tha se Osmani...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se LDK-ja nuk ka pasur fokus ndaj Ministrit të...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Prezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë. Hamiti ka...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, duke folur për akuzat për fovarizime me grante, tha se bëhet fjalë për një grant...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputeti i Pavarur, Haki Abazi, ka folur për raportet që kanë mes vete krerët e shtetit. Ai thotë se Presidentja Vjosa Osmani,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Pas tre orësh protestë në pikat kryesore të Tiranë, opozita ka përmbyllur protestën e tretë të mosbindjes civile, duke hapur qarkullimin në...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kërkuar nga trupi gjykues në Gjykatën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.