Dy persona në Drenas janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Të njëjtit dyshohet se duke e kanosur e kanë ndjekur një person nga pas me veturën e tyre.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë duke e kanosur e kanë ndjekur nga pas me veturën e tyre, ku viktima është ndier i kanosur. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.