Dy shqiptarë raportohet se janë përfshirë në një zënkë të përgjakshme në Selanik të Greqisë.
Sipas mediave lokale, gjatë përleshjes është përdorur edhe thika.
Mediat në Greqi thonë se gjendja e njërit prej të lënduarve është kritike.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.