×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy persona të përfshirë në gjuajtjen me armë në Prishtinë

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Sot në orët e pasditës ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

    Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e që njoftoi se në këtë ngjarje janë përfshirë dy persona.

    “Rreth orë 13:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që një përleshje fizike mes dy personave ka rezultuar edhe me shkrepje arme”, ka konfirmuar ai.

    Borovci bëri të ditur që policia ka sekuestruar armën që është përdorur në rast.

    “Në vendin e ngjarjes polica ka sekuestruar një revole që dyshohet të jetë arma nga e cila është shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë ai./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje. Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë: “Me...
    Lajme23 Maj 2025
    Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktuar prokurori për t’i hetuar kërcënimet ndaj Presidentes Vjosa...
    Lajme23 Maj 2025
    Në Konferencën e Investitorëve për zhvillimin e turizmit lokal, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar master planin për zhvillimin...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit të sotëm të maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut, disa...
    Lajme23 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, ajo u ftua nga homologia e saj zvicerane, Karin Keller-Sutter. Në një...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti, po zhvillon bisedime me kreun e Nismës, Fatmir...
    Lajme23 Maj 2025
    Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi i këtij institucioni për daljen në treg të hapur për biznese...
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë...
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.