Policia ka njoftuar se dy meshkuj pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar dhe kanosur njëri-tjetrin.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘28 Nëntori’ në kryeqytet.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë, njofton Policia e Kosovës.
“Rr. 28 Nëntori, Prishtinë 25.04.2023 – 17:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek sulmi dhe kanosja më mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton polica.