Një burrë ka raportuar në polici se teksa ai po voziste autobusin në Mitrovicë të veriut, dy të dyshuar duke folur në gjuhën serbe i kanë dëmtuar automjetin me shkop druri.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke drejtuar automjetin transportues/autobus, dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalë nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit”, thuhet në raportin e policisë.