Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Zeqir Kiqina dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit financiar, Agim Matoshi, kanë dhënë dorëheqje nga pozita në kompaninë publike, konfirmojnë burimet e portalit Front Online.
Sipas të njëjtave burime, Kiqina dhe Matoshi kanë dhënë dorëheqje “për arsye shëndetësore”, pa dhënë detaje shetësë.
Bordi i ri i Telekomit gjatë ditës pritet ta emërojë u.d të kryeshefes ekzekutive, Burbuqe Hanën dhe Feim Kelmendin, u.d të drejtorit financiar, raporton Front Online.
Hana dhe Kelmendi ishin vendosur në të njëjtat pozita gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 1” dhe janë të afërt më Qeverinë aktuale. /Front Online/