Një vajzë ka raportuar në polici se dy të panjohur kanë tentuar ta dhunojnë, por e njëjta ka arritur të ikë.
Sipas saj, të dyshuarit më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.
Rasti është duke u hetuar.
“TENTIM DHUNIMI/Prishtinë 11.09.2022-21:40 Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga të dyshuarit të cilët më pas me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”.