Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 75-vjeçar është hidhur nga kati i 7-të i pallatit ku banon duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.09.2020, rreth orës 08:00, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banon, shtetasi V.N., 75 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tch/