×
  • Sport
  • Sport

    Duro ankohet te gjyqtarët pas humbjes së “Niklit”, Shkëmbi thotë se tre pikët ishin të rëndësishme

    FrontOnline
    18 Prill 2021

    Kryendeshja e sotme në Superligën e Kosovës u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

    Në ndeshjen e javës së 29-të, Ballkani e mundi Feronikelin si mysafir me rezultat të pastër, 0:2, shkruan FrontOnline.

    Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro si gjithnjë ka vendosur t’i kritikojë gjyqtarët.

    “Mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë, pavarësisht se kemi humbur nga kundërshtari i cili po lufton për titullin kampion dhe ka një skuadër të mirë. Sigurisht unë mendoj që në pjesën e parë na bllokuan më tepër, nuk them që janë gabime me dashje, por edhe gjyqtarët duhen të jenë më të përqendruar në lojë”, tha Duro në “Art Sport”.

    “Nëse bllokohemi edhe nga faktorët tjerë është shumë e vështirë pastaj që të përballesh dhe të marrësh pikë. Ne jemi Feronikeli dhe nuk jemi klub i vogël. Djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës, nuk dua të flas më gjatë sepse kam edhe mendimet e mija për penalltinë e dhënë dhe disa raste tjera”, shtoi ai.

    Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i suharekasve, Bledi Shkëmbi vlerësoi pikët e fituara, ndërkohë që u ankua edhe në rastet e humbura nga lojtarët e tij.

    “Është e vërtetë që ishte një ndeshje e rëndësishme. Por, tre pikët janë më të rëndësishme. Ishte një kundërshtar i fortë, patëm raste të humbura, por në këto ndeshje, më të rëndësishme janë tre pikët. Lufta për objektivat që kemi bëhet shumë e vështirë”, ka thënë Shkëmbi./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...
    Sport21 Dhjetor 2024
    Ka përfunduar raundi i parë mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut. Një luftë e barabartë gjatë minutave të para, shkruan Indeksonline, Dy...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Autoritetet gjermane kanë ngritur aktakuzë për vrasje dhe tentim vrasje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjes në qytetin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.