Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi ka njoftuar se kjo ministri ka paguar të gjitha borxhet e vitit të kaluar.
Sipas Durmishit, borxhet e kësaj ministrie nga viti i kaluar kanë qenë në vlerë prej 32 milionë euro.
“E filluam qeverisjen me minus 32 milionë euro buxhet, që ishin fatura të papaguara nga viti i kaluar. Po e mbyllim sot vitin me zero fatura të papaguara”, ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin social Facebook./FrontOnline