Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur zyrtarisht në pranimin e detyrës zëvendësministren e MKRS-së, Valdete Bajrami, me të cilën diskutoi për detyrat e përbashkëta që pritet të realizohen në të ardhmen.
Ministrja Dumoshi e njoftoi Bajramin për prioritetet dhe sfidat e ministrisë për këtë vit dhe planet që priten të realizohen gjatë këtij mandati, njofton Klan Kosova
Zëvendësministrja Bajrami e falënderoi ministren për pritjen duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizimin e planeve të MKRS-së.