Dukagjini i ka reaguar ashpër klubit të Istogut për shkrimin e fundit në lidhje me momentin “e dyshimtë” në ndeshjen e sotme.
Në Klinë, Dukagjini mundi Istogun me rezultat minimal, 1:0, me golin e shënuar nga Mark Milicaj nga penalltia, shkruan FrontOnline.
Për këtë vendim, Istogu fajësoi gjyqtarin Tefik Maloku.
https://www.facebook.com/KF.Dukagjini1958/videos/414929549464022
Megjithatë, tani Dukagjini ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, duke publikuar edhe pamje “slow-motion” nga momenti në fjalë.
Postimi i plotë i Dukagjinit:
“Penalltia e akorduar sot, pas ndërhyrjes nga futbollisti Istogit, ne Mark Milicajin.
Për ata qe flasin shumë, por nuk shikojnë me larg! Pamjet e ngadalësuar ne këtë video janë ekskluzivisht për ata persona.
Para disa ditëve kishtë ankesa rreth fushës (edhe pse ishin vendas). Sot kishtë ankesa tjera!Jemi ne pritje, për ankesat e rradhës“./FrontOnline/