×
  • Sport
  • Sport

    Duka: Për organizimin e Evropianit njëherë folëm me Kosovën e Maqedoninë

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se institucioni që ai e drejton i kishte kontaktuar Kosovën e Maqedoninë e Veriut para se ta kontaktonte Serbinë për organizimin e Evropianit për grupmoshën U21.

    Në një intervistë për emisionin “AS” në RTK, zëvendëspresidenti i UEFA-s, ka thënë se krerët e federatave të futbollit në Kosovë e Maqedoni të Veriut ishin përgjigjur se nuk kishin mundësi të ishin pjesë e projektit.

    Serbia dhe Shqipëria janë afër marrjes së besimit nga UEFA për ta bashkëorganizuar Kampionatin evropian të futbollit për grupmoshën U21 në vitin 2027. Vendimi final do të merret në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 16 dhjetor. Ideja e organizimit të kampionatit bashkarisht nga Shqipëria dhe Serbia nuk është pritur mirë nga një numër tifo-grupesh në Kosovë po edhe në Shqipëri.

    “Ne paraprakisht kemi biseduar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk i kanë pasur mundësitë. Pra diskutimi i parë ka qenë me këto dy vende. Krerët e dy federatave kanë thënë se ne nuk mund të jemi pjesë e këtij projekti. Pastaj kemi vazhduar më tutje. Është normale që të ketë mendime të ndryshme, duke pasur parasysh historikun. Projekti është sportiv, ne bashkëpunojmë me Federatën serbe dhe jo me shtetin serb, Policinë a dikë tjetër. Ne nuk jemi duke amnistuar historinë. Nuk është mirë ngjyrimi politik i futbollit”, ka thënë Duka.

    Sipas tij, ky projekt përbën një përfitim të madh për Shqipërinë, pasi Kombëtarja U21 do të marrë pjesë automatikisht në kampionat pa kaluar nëpër fazat e kualifikimeve. Një tjetër përfitim, sipas tij, është përmirësimi i infrastrukturës në vend.

    “Arsye e bashkëpunimit me një shtet tjetër, përkatësisht me shtetin e Serbisë është mungesa e infrastrukturës. Benefit për Shqipërinë, organizimi i këtij aktiviteti është që Kombëtarja U21 merr pjesë në këtë organizim pa marrë pjesë në kualifikime, arsye tjetër është infrastruktura”, ka thënë Duka.

    Nga Rubrika
    Sport11 Janar 2025
    Klubi italian, AC Milan ka hapur bisedimet për të eksploruar një lëvizje të mundshme për Kyle Walker si mbrojtës i ri i...
    Sport10 Janar 2025
    Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në...
    Sport10 Janar 2025
    Ish-olimpisti amerikan, Gary Hall Jr, beson se ka humbur të gjitha medaljet e tij në zjarrin e egër në Palisades, Los Anxheles....
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...
    Vip11 Janar 2025
    Këngëtari Luiz Ejlli, ka publikuar këngën e tij të re. Kjo këngë është dedikim për Martin Canin, 14-vjeçarin i cili u vra...
    Lajme11 Janar 2025
    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka asgjë se...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Elmi Reçica, kandidat për deputet nga PDK-ja, përmes një shkrimi në 'Facebook', ka deklaruar se me hapjen e fushatës zgjedhore të Partisë...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin që ka pasur sonte në fshatin Grabovc me mbështetësit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.