×
  • Sport
  • Sport

    Duka: Jemi gati, kërkojmë rezultate pozitive në Euro 2024

    FrontOnline
    16 Maj 2024

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se Shqipëria do të luajë me skuadrat më të forta të botës në Europian teksa shton se është bukur të sfidohesh nga të tilla ekipe.

    Gjatë fjalës së tij në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Duka shprehet se është bërë gjithçka gati dhe se beson se ekipi kombëtar do të jetë në nivelet e perfeksionit në Euro 2024 teksa shton se nuk kanë asgjë për të humbur.

    – Shqipëria po shkon në Europian, cilat janë objektivat? Është ndoshta jo vetëm grupi i ferrit, por më i vështiri i mundshëm që mund të binte?

    Armand Duka: Unë nuk e kam parë si një grup ferri, unë e kam parë si një grup vërtetë simpatik. Do të luajmë kundër ekipeve të mira të botës dhe ne ato do të kemi në grup. Është bukur të sfidosh dhe të ndeshesh kundër ekipeve të tilla. Nuk janë më të dobët të tjerët. Ndeshjet e futbollit janë të gjitha të vështira. Nuk ka diferenca të mëdha. Ne mund të arrijmë. Nëse ne do të bëjmë atë që kemi bërë gjatë ndeshjeve eliminatore, ne padyshim që do të bëjmë një performancë pozitive. Uroj që ne ta kemi. E rëndësishme që t’i kemi futbollistët mirë. Kemi bërë gjithçka gati, besoj se do të jemi në nivelet e perfeksionit që futbollistët të mendojnë vetëm për të luajtur dhe për të arritur një rezultat pozitiv. Nuk kemi gjë për të humbur në Europian. Unë kam besim tek Silvinjo dhe çunat, presionin le të ja lëmë atyre dhe ne të kënaqemi me atë që kemi arritur.

    Nga Rubrika
    Sport31 Tetor 2024
    Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka reaguar në lidhje me vdekjen e prindërve të tij në një aksident në Selanik. Me...
    Sport31 Tetor 2024
    Federata Rumune e Futbollit (FRF) ka treguar se ka ndarë 674 bileta për mbështetësit e Kombëtares së Kosovës për ndeshjen Rumani-Kosovë në...
    Sport31 Tetor 2024
    Pas vendimit të Feronikelit ’74 për t’u larguar nga garat e organizuara nga FFK-ja, kanë nisur edhe reagimet e klubeve elitare. “Sefte”...
    Të tjera
    Sport31 Tetor 2024
    Federata Rumune e Futbollit (FRF) ka treguar se ka ndarë 674 bileta për mbështetësit e Kombëtares së Kosovës për ndeshjen Rumani-Kosovë në...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetar i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke komentuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme, e cila nuk ishte përkrahur nga AAK-ja, vlerësoi se...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij për rritjen e koeficientit në 150 euro. Në emisionin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se sikurse BE-ja, edhe ShBA-ja është e mendimit se projektligji i Serbisë...
    Sport31 Tetor 2024
    Pas vendimit të Feronikelit ’74 për t’u larguar nga garat e organizuara nga FFK-ja, kanë nisur edhe reagimet e klubeve elitare. “Sefte”...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në panelin “Trajtim i Drejtë dhe Human”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.