×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Kurti kishte nevojë për zgjedhje të shpejta, e dinte që ka pësuar debakël në katër vite qeverisje

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Kryetar i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke komentuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme, e cila nuk ishte përkrahur nga AAK-ja, vlerësoi se bëhej fjalë për një kurth të kryeministrit Kurti për PDK-në.

    “Verës ka ndodhur gjëja më e mirë e mundshme që ka mujt me ndodh, që mos me ra në kurthin e Qeverisë. Më vjen mirë që shumica e partive opozitare nuk kanë ra në atë kurth, sepse koha e dëshmoi sepse prej qershorit deri tash e dini se çfarë zhvillimesh ka pasur”, tha Limaj.

    Ai tha se kryeministri kishte nevojë për zgjedhje të shpejta, sepse sipas tij, ka pësuar debakël në qeverisje për katër vite.

    “Aty u pa që Qeveria dhe kryeministri kishte nevojë për zgjedhje të shpejta pa pasur mundësi me bashkëbisedu, pa fushatë, pa asgjë, pa pasur mundësi me i trajtu këto gjëra si duhet, sepse ai e dinte dhe e din që ka pësuar debakël në qeverisje për katër vjet dhe atij nuk i konvenonte një fushatë normale ligjore siç është tash, sepse tash ka mundësi që njerëzit edhe me bashkëbisedu edhe me komuniku me qytetarin drejtpërdrejt edhe ka kohë të mjaftueshme edhe me e ba një rëngën të kësaj çfarë ka ndodhur në katër vite, por edhe me dhanë idetë për të ardhmen”, tha Limaj./ATV

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha sot se vazhdojnë të përballen me vatra të reja zjarri edhe në fshatrat përreth...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se e ka gjetur një vajzë të mitur nga Kosova, e cila ishte larguar nga...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi nga afër fermerin nga Stublla e Poshtme, të cilit iu dogj shtalla së bashku...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Lajme26 Korrik 2025
    Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, në përmbyllje të seancës së sotme të dështuar, tha se nuk do të lejojnë që kreu i...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është hipokrizi që të mblidhen sërish sot në ora 22:00, për të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se tashmë është mirë që të gjithë deputetët të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.