×
  • Lajme
  • Lajme

    Dugolli: Vuçiqi po i bën mish për top qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Profesori Bujar Dugolli tha se “kërkesat e çuditshme” të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ndaj komunitetit serb që jetojnë në Kosovë janë “mish për top”, pasi thirrjet e tilla po ia vështirësojnë jetesën e tyre këtu. Dugolli tha se Vuçiqi duke i bërë thirrje komunitetit serb për mosnjohjen e autoritetit të Kosovës dhe për sfidimin e rendit dhe ligjit, po i vendos ata në situatë të rëndë, ku normalisht ka edhe pasoja.

    Dugolli në “Five” të Dukagjinit u shpreh se deklarimet e Vuçiqit dhe Beogradit janë thirrje për konsum të brendshëm. Teksa shtoi se kërkesat e Beogradit zyrtar janë vetëm për të sfiduar Qeverinë e Kosovës se “gjoja Beogradi” është dakord për t’i dhënë mundësi zbatimit të marrëveshjes.

    “Ndihmat sociale i përdorin për politikat ditore të Beogradit e jo për ndihmën ndaj komunitetit serb. Sepse ata me gjithë këto veprime që i kanë bërë është dëmtuar vetë komuniteti serb. Thirrja është në interesat e tyre se ta kuptojnë sa më shumë sepse Vuçiqi I ka bërë mish për top dhe nuk është diçka që po i ndihmon, por po i vështirëson jetën. Sepse duke i bërë thirrje për mosnjohjen e autoritetit të Kosovës dhe për ta sfiduar rendin dhe ligjin, serbët po i vendos në situatë shumë të rënda”, vijoi Dugolli.

    Dugolli shtoi se mbështetja e Faktorit Ndëkombëtar te kërkesat e Vuçiqit janë vetëm tek dy pikat e para, pasi janë edhe me ligj dhe kushtetutë të vendit tonë.

    “Deklaratat e Vuçiqit janë për të sfiduar Qeverinë e  Kosovës dhe se gjoja Beogradi është dakord për t’i dhënë mundësi zbatimit të marrëveshjes. Pika e parë dhe e dyta, mbështetet nga faktori ndërkombëtar sepse Vuçiq e bëri thirrjen për t’u larguar dhe tani ai bënë thirrje për t’u kthyer. Faktori ndërkombëtar e mbështet këtë deklaratë  me të drejtë si kthimi I institucione dhe pjesëmarrja e serbëve në institucionet lokale dhe pushtetit duke përfshirë edhe sistemin sigurisë, policisë etj. Dhe lejohet me Kushtetutë dhe duhet të e shfrytëzojnë ata. Ndërsa pikat e tjera, prej 3-4-5-6-7 padyshim janë diçka që Vuçiqi e bën për konsumin e brendshëm. Dhe nëse me të vërtetë kujdeset për ato ndihma, që qytetarët serbë të marrin ato para si pretendon ai do të kishte shumë më të lehtë për të mos maltretuar që serbët të mos dalin nga Kosova, për regjistrim dhe marrja e ndihmave sociale. Vuçiqi nuk e do këtë, por do t’i bëjë të varur për politikat e tij, pasi të thërret ato çdoherë nëpër Baraka dhe për të treguar lojalitetin e tyre”, tha ai.

    Dugolli u shpreh se shteti i Serbisë  ka pësuar disfatë në rastin e Banjskës më 24 shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshter Afrim Bunjaku.

    “Realiteti politik I krijuar pas 24 shtatorit dhe politika e Vuçiqit dhe Serbisë për agresionin e hapur mori goditjen e fortë nga forcat e sigurisë dhe rendit të Kosovës. Dhe mesazh të qartë nga faktori ndërkombëtar, mobilizimi për shtimin e prezencës dhe deklarimet e fundit janë të qarta se Kosova është e vendosur të e mbrojë tërë territorin e saj përfshirë edhe veriun e saj. Njëkohësisht edhe faktori ndërkombëtar kur është në pyetje siguria e Kosovës, ia ka bërë të qartë Serbisë se nuk lejon diçka të tillë të ngjajshme me Banjskën apo diçka që cenon integritetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës. Pas kësaj disfate ruso-serbë për destabilizimin dhe ndezjen e një vatre të konflikti të ri në këtë pjesë të Evropës. Beogradi ka luajtur në përpikëri në dy tabore, në njërën pro Rusinë, për të treguar  olojalitetin që ka vetë ndaj Rusisë. Dhe tjetra anë për të mbajtur afër komitetin perëndimor ndërkombëtar. Se gjoja politika e Vuçiqit është paqësore dhe është i gatshëm për të marrë në proces”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka kritikuar qeverinë, respektivisht ministrin e Transportit, Liburn Aliun, për punën e keqe...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur krenarinë për performancën e jashtëzakonshme të ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...
    Vip12 Nëntor 2024
    Xheneta i është drejtuar ashpër Gjestit, i cili sipas saj, nuk ishte duke e dëgjuar. Ajo i tha atij që e bëri...
    Sport12 Nëntor 2024
    Cilësohej si një prej lojtarëve më premtues në akademinë e Real Madridit, por një lëndim i rëndë që pësoi në vitin 2022,...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se do të jetë në listën kandidatëve për deputet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, është shprehur i ashpër me qeveritarët e Kosovës për të cilët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.