×
  • Lajme
  • Lajme

    Dugolli: Nuk e bëjmë Asociacionin pa njohjen e Kosovës de facto nga Serbia

    FrontOnline
    25 Qershor 2024

    Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, tha se Kosova nuk do të pranojë të formojë Asociacionin pa reflektuar Serbia.

    Dugolli ka thënë se Asociacioni është një tendencë për destabilizimin e Kosovës.

    “Pa e njohtë de facto Kosovën, pa heq dorë nga pengesat që i bën çdo ditë. Pra ishim dëshmitarë edhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pra nuk mund  të ndodhë. Është e pakuptimtë që ne të ecim njëanshëm të zbatojmë ato që kërkon BE-ja, apo thënë më shkurt Serbia”, tha Dugolli, për RTV21, duke shtuar se Serbia përmes BE-së po kërkon zbatimin e Asociacionit.

    I pyetur nëse e sheh Asociacionin si tendencë për ta destabilizuar Kosovën, Dugolli tha “patjetër”.

    “Nuk mund të ecet njëanshëm. Gjatë procesit [në dialog] Kosovës i është kërkuar shumë më shumë”, tha ai.

    Duke folur për takimin e së mërkurës në Bruksel, Dugolli tha se kryeministri Kurti nuk pranon asgjë që është në dëm të Kosovës.

    ”Asgjë që është në dëm të Kosovës. Tentimi, qasja që të nxirret diçka nga marrëveshja bazë është e dëmshme për Kosovën”, tha Dugolli.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Qershor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin “Global Women Leaders” që po mbahet në Itali. E para e shtetit...
    Lajme28 Qershor 2024
    Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se nga 1 korriku fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën. Murati përmes një shkrimi...
    Bota/Rajoni28 Qershor 2024
    Partia Populiste e Lirisë në Austri i ka dorëzuar Parlamentit vjenez një projekt-rezolutë, përmes së cilës kërkon çnjohjen e Pavarësisë së Kosovës....
    Të tjera
    Opinione28 Qershor 2024
    Është thelbësore që politikëbërësit dhe prodhuesit kosovarë të kuptojnë se pa koordinim të punës nuk mund të ketë progres. Gjithashtu, është iluzore...
    Lifestyle28 Qershor 2024
    Hyrja në hapësirën e ujit mund të jetë një sfidë e vërtetë. Edhe pse shumica e fëmijëve e duan ujin, ka ende...
    Sport28 Qershor 2024
    Disa raportime nga Italia kanë thënë se Nicolo Fagioli dhe Stephan El Shaarawy pritet të startojnë për Italinë, në ndeshjen e së...
    Lajme28 Qershor 2024
    Në gjykimin për krime lufte ndaj Millorad Gjokoviq, dëshmitari Ferat Morina, të premten ka rrëfyer për vrasjen e E.M. (vëllait të tij...
    Lajme28 Qershor 2024
    Mjetet e transportit të mallrave do të jenë më të kufizuara për të lëvizur gjatë fundjavës drejt Kosovës dhe Shqipërisë. Udhëzimi i...
    Lajme28 Qershor 2024
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka njoftuar se Nicholas Abbott do të jetë ambasadori i ri britanik në Tiranë. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.