Aktualisht këngëtarja më e famshme, Dua Lipa, është parë me të dashurin e saj Anwar Hadid duke dalë nga restoranti “The Nice Guy” në West Hollywood ku po festonin ditëlindjen e muzikantit Nick Holiday, transmeton FrontOnline.
Këngëtarja 25-vjeçare ishte e veshur me një kombinim të rastësishëm xhinse, një bluzë të bardhë dhe atlete ndërsa i dashuri i saj 21-vjeçar, gjithashtu vëllai i Gigi dhe Belle Hadid, zgjodhi një kombinim të zi. Dhe dukej sikur këngëtarja ka pirë disa gota më shumë alkool.
Paparaci i bëri një foto asaj gjatë daljes nga restoranti, dhe më pas në makinë, dhe ajo ishte dukshëm në një gjendje shpirtërore gazmore. Si do që të jetë, ylli shqiptar dukej mjaft bukur./FrontOnline/