×
  • Lajme
  • Lajme

    Dritëro Arifi: Kosova nuk do të mund të lëvizë asnjë milimetër nga statusi që e ka nëse nuk merret seriozisht zbatimi i marrëveshjeve

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Dritero Arifi ,njohës i çështjeve të politikës është deklaruar për FrontOnline për vizitën e James O’Brien në Kosovë dhe ka thënë e kjo vizitë  thekson angazhimin e palëkundur të SHBA-së për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

    Sipas Arifit  O’Brien përcolli mesazhin se çdo qeveri, aktuale apo të ardhshme, është e detyruar t’i zbatojë këto marrëveshje.

    ‘’ Vizita e djeshme e James O’Brien  në Kosovë e dëshmoi edhe një herë vendosmërinë dhe qëndrimin e palëkundur amerikan që marrëveshjet e nënshkruara dhe të zotuara këto të fundit në Bruksel janë obligative për cilëndo qeveri që është apo që do të vijë në pushtet , pra është i pa shmangshëm zbatimi i këtyre marrëveshjeve ky është mesazhi kryesor që e dhanë SHBA-të dje në takimin me kryeministrin e Kosovës’’, tha Arifi për FrontOnline.

    Ai theksoi se Kosova  nuk do të mund të lëvizë asnjë milimetër nga statusi që e zotëron  dhe se zbatimi i marrëveshjeve do të lidhet me integrimin e saj në struktura euro-atlantike, me mbështetje nga SHBA-të.

    ‘’Po ashtu një ndër porositë kryesore është që Kosova nuk do të mund të lëvizë asnjë milimetër nga statusi që e ka nëse nuk merret seriozisht zbatimi i marrëveshjeve pra me zbatimin e marrëveshjeve do të koordinohet edhe integrimi i Kosovës në strukturat Euro  Atlantike me ndihmën e SHBA-ve’’, tha Arifi.

    Arifi gjithashtu theksoi rëndësinë e dërgimit të draftit të Asociacionit në Kushtetuese për një opinion ligjor, duke e cilësuar këtë hap si të nevojshëm për të siguruar një koordinim më të mirë me SHBA-të dhe për të avancuar procesin e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Ai nënvizoi se vetëm me ndihmën e SHBA-ve do të mund të arrihen objektivat strategjike të vendit.

    ‘’ Deklarata e O’Brien për dërgimin e Asosacionit në Kushtetuese si zotim bazë e dëshmon edhe një herë që Kosova  pra qeveria e Kosovës si  obligim e ka dërgimin e draft Asosacionit në Kushtetuese për opinion ligjor dhe mandej të gjitha procedurat tjera do të rrjedhin shumë më qetë dhe ky është  është koordinimi thelbësor e përmbajtësor që do ta ketë qeveria e Kosovës me SHBA-të në të ardhmen dhe dërgimi i këtij draft statuti i hap rrugën Kosovës në integrimin në strukturat euro-atlantike sepse vetëm me ndihmën e SHBA-ve mund të arrihen objektivat tona strategjike’’, përfundoi Arifi.

    Mesazhi i qartë i O’Brien: Serbisë i përmendet Kosova, kësaj të fundit Asociacioni

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku, sonte ka vizituar Vushtrrinë. Ai përmes një postimi në Facebook, tha se familjet kosovare meritojnë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Për të shënuar 25 vjetorin e themelimit të USAID-it, në hapësirat e Klan Arenës u organizua një pritje. Në mesin e të...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dy deputetët e komuniteteve jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha nga partia e goranëve “Jedinstvena Goranska Partija”, dhe Fadil Gashi nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Presidenti Bajram Begaj u takua sot në Sarajevë me kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq, si dhe...
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme...
    Lajme22 Tetor 2024
    Time Kadrijaj nga AAK komentoi vizitën e O’Brien, duke theksuar se ajo është pjesë e një serie vizitash për shkak të situatës...
    Lajme22 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se gjatë periudhës tremujorit të fundit ka deklaruar se i ka shpenzuar 351...
    Opinione22 Tetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Presidentja aktuale duhet të largohet nga detyra për shkak të procesit të kontaminuar dhe të pandershëm që çoi në...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është takuar me Haluk Bayraktarin, shefin e kompanisë që prodhon dronët e njohur turk....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.