×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj: Largimi i mjekëve nga Kosova është brengosës, Qeveria s’po i përmirëson kushtet

    FrontOnline
    25 Korrik 2024

    Largimi i mjekëve nga Kosova për deputetët opozitar përbën fakt brengosës.

    Anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha për Front Online se mjekët po largohen për shkak të  pagave e kjo nuk po pëson ndryshime, pavarësisht largimeve nga puna.

    “Ky numër i ikjes së mantelbardhëve është brengosës për ne si opozitë. Nuk po mendohet për me u rritë paga e mjekëve se kryesisht për paga e kushte të punës po ikin jashtë vendit”, u shpreh Dreshaj.

    Deputeti Dreshaj ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se s’po ndërmerr asnjë veprim për përmirësimin e kushteve për profesionistët shëndetësor.

    “S’ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve për punësim për mjekët”, deklaroi Dreshaj për Front Online.

    Në Kosovë, paga e një mjeku specialist sipas Ligjit për Paga arrin në 1260 euro bruto, përderisa në Gjermani të njëjtëve po u ofrohen paga mbi 5000 euro dhe kushte shumë më të favorshme në punë./Front Online/

    Sejdiu: Sivjet 61 mjekë e lanë punën në Kosovë

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë. Ai ka shkruar...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në zbulimin e shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë. Osmani është shprehur se...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë mbërritur në Podujevë në ceremoninë e zbulimit të shtatores të ish-presidentit Ibrahim Rugova. I...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj përmes aktgjykimit të përpiluar më 16 korrik 2024 e ka dënuar me 1 mijë euro gjobë avokaten Emine...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, “shënoi një moment...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.