×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreshaj i AAK-së: Kërkojmë nga Vitia të sigurojë sasinë e vaksinave

    FrontOnline
    10 Prill 2021

    Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që të sigurojnë vaksinat anti-COVID.

    Dreshaj në një konferencë për media, kërkoi nga Qeveria dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që ta bëjnë publikë planin për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit.

    “Në kohën e mbylljes së gastronomisë, në kohën kur mbi 15 mijë vetë janë vanksinu jashtë vendit, dhe në kohën që vetëm gjatë ditës së djeshme 15 mijë qytetarë lëshuan vendin. Kërkojmë nga qeveria dhe Vitia të sigurohet sasia e vaksinave, kërkojmë që të bëhet publik plani për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit. Kërkojmë që menjeherë të shfrytëzohet buxheti i parapara për blerjen e vaksinave”, tha Dreshaj.

    Madje ai kërkoi nga Qeveria që të bisedojnë me vendet mike për sigurimin e vaksinave.

    “I rekomoandojmë qeverisë aktuale që me rrugë urgjente të rekomandohet me vendet mike për sigurimin e vaksinave. T’i lëm kapricat dhe egocentrizimin, rekomandojmë që Vita t’i bashkrendisë forcat me ministrat paraprak të shëndetësise, me Uran Ismajlin e Armend Zemaj që të bashkëpunojnë për menaxhimin e situatës. Ka nevojë për vaksinim masiv”, tha Dreshaj./Front Online/

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tregoi për vizitën që pati në mëngjes në Leposaviq ku shkoi bashkë me...
    Lajme09 Tetor 2024
    SBASHK-u ka bërë të ditur se Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës me seli në Bruksel, ka përgëzuar vazhdimisht këtë sindikatë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të PDK-së në Malishevë, Mirlinda Gashi, ka dalur publikisht në përkrahje të NISMA-s dhe koalicionit AAK-NISMA. Ajo ka...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Misioni Amerikan në NATO e ka njoftuar që ushtarët e tyre e kanë përfunduar Ushtrimin Stërvitor të Forcave të Kosovës. “Ushtarët amerikanë...
    Kronika09 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një burrë. Policia bën të ditur se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim për sulmin terrorist në Banjskë, sot kanë dalë para gjykatës. Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria të ketë rritje të vlerës së koeficientit njëjtë si inflacioni e rritja...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka realizuar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga homologu...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca përgatitore, ku tre të akuzuarit që gjenden në paraburgim do të deklarohen rreth fajësisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.