×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Drejtori që heton trafikantët me Qenie Njerëzore në Polici po dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes- IPK po vazhdon hetimet

    FrontOnline
    03 Prill 2024

    Inspektorati Policor i Kosovës është duke vazhduar hetimet për rastin e Drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës, Riza Murati, i cili po dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij për çka po hetohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

    Në mars të këtij viti, në Policinë e Kosovës është dënoncuar rasti për “dhunë në familje” nga bashkëshotja e tij. Pas hetimeve, ndaj drejtorit, Riza Murati gjykata ka lëshuar një urdhër mbrojtës si masë mbrojtje ndaj viktimës- bashkëshortes së Riza Muratit.

    Rasti është duke u hetuar edhe nga IPK. Në një përgjigje për Insajderin, IPK tregon se janë duke bashkëpunuar me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës për veprimet hetimore. Por, ende nuk është vënë ndonje mas ndaj tij.

    “Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë disa veprime hetimore lidhur me rastin në fjalë dhe ka komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me këto veprime hetimore. IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një Urdhër Mbrojtës ndaj të dyshuarit për ‘dhunë në familje’ Riza Murati. IPK thotë se urdhëri është duke u implementuar.

    “IPK është e njoftuar lidhur me Urdhrin Mbrojtës nga Gjykata Themelore në Prishtine dhe se ky urdhër është duke u duke u implementuar institucioni përgjegjës. Lidhur me veprimet e mëtutjeshme hetimore, hetuesit e IPK-së janë në pritje të autorizimeve tjera nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë”, thuhet në përgjigje./Insajderi.org

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.