Në Vushtrri, Albanez Tahiraj drejtor i Arsimit, ka raportuar sfida të vazhdueshme në furnizimin me libra. Ai ka theksuar se furnizimi nuk është duke shkuar sipas planifikimit, dhe se ka probleme të vazhdueshme me aplikimin në platformën MASHT nga disa prindër.
Tahiraj gjithashtu ka përmendur mungesën e mjeteve financiare për blerjen e librave për disa fëmijë dhe mungesën e librave nëpër librari, duke e bërë të vështirë gjetjen e teksteve shkollore.
“Ankesa për furnizim me libra ka të vazhdueshme , në mënyre sistematike , furnizimi nuk është duke shkuar ashti siç është menduar.
Si sfidë e parë: aplikimi apo çasja në platformë për disa prind është sfidë në vete , ne si DKA jemi shndërruar në asistentë të prindërve në mënyre që ti pajisim fëmijët me libra shkollorë
Sfidë tjetër është mos transferimi i mjeteve financiare ,ka raste kur prindërit ankohen te ne që brenda familjes për disa fëmijë u kanë dalur mjetet për blerjen e librave e për disa jo, sfida tjetër është mungesa e librave nëpër librari , ka numër të konsiderueshëm të teksteve shkollore të cilat mungojnë , edhe prindërit po hasin në vështirësi që ti gjejnë edhe kur po kërkojnë nëpër komuna të tjera , tha Tahiraj për Front Online.
Problemet në furnizimin me libra shkollor/Katër Komuna demantojnë ministren Nagavci