Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) Sazan Ibrahimi vizitoi komunën e Vushtrrisë ku u prit nga kryetari i Komunës z.Xhafer Tahiri.
Kryetari Tahiri e njoftoi Drejtorin e AKK-së për situatën në komunën e Vushtrrisë rreth pandemisë Covid 19 dhe përgjithësisht nga Shtabeve Komunale për Emergjenca rreth Planeve Komunale për Veprim për Parandalimin e COVID 19.
Në anën tjetër drejtori Ibrahimi njoftoi kryetarin Tahiri për aktivitetet dhe veprimet e AKK-së në përkrahje komunave sa i përket koordinimit me nivelin qendror. / Front Online /