×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoresha e SHFMU “Naim Frashëri” nuk dëshironte nxënës me Sindromin Daun

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Tash e dy vite, në vazhdimësi ka ankesa për punën e Shqipe Vllasaliu- Mehmedi, drejtoreshë në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në kryeqytet.

    Ankesa për punën e saj kanë shprehur mësimdhënësit e kësaj shkolle, nxënësit dhe Këshilli i Prindërve.

    Raporte jo të mira si prind me drejtoreshen Vllasaliu- Mehmedi, ka pasur edhe një prind (emër i njohur për redaksinë) i cili vite më parë kishte bërë kërkesë për regjistrimin e djalit të tij, i cili është me Sindromin Daun.

    “Djalin tim nuk kanë deshtë me pranu në shkollë, shkak Sindromi Daun. Atë vit ka qenë drejtoreshë bashkëshortja e Skender Hysenit, Drita Hyseni. Pasi që është regjistru Drita së bashku me drejtoreshen e tanishme Shqipe Vllasaliu kanë desht me ma largu djalin prej shkolles”, ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.

    Personi në fjalë, fillimisht kishte marrë përgjigje negative sa i përket regjistrimit të djalit në shkollë, por se dëshira për të parë djalin e tij përkrahë moshatarëve të tij në bankat shkollore, bëri që ai mos të dorëzohej derisa kërkoi edhe ndihmen e shoqatës “Down Syndrome Kosova”.

    “Duke i pa sjelljet e drejtoreshes Shqipe Vllasaliu si ndaj mësimdhënësve, si ndaj personave që mirëmbajnë shkollen, e poashtu edhe ndaj djalit tim shumë herë kam deshtë me shku në zyre, por që prapë nuk e kam pas të mundun, nuk kam mujt”, ka treguar tutje ai.

    Drejtoresha e shoqates “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Beqiri, ka konfirmuar se ka raste të shumta ku pas angazhimit të saj janë pranuar disa fëmijë me Sindromin Daun në shkolla.

    “Pjesë e shkollave janë rreth 90 femijë. Sa i përket regjistrimit në shkolla këto vitet e fundit ky proces është permisuar por vazhdon të mbetet shumë sfidues shërbimet të cilat ofrohen brenda shkollave për femijet me Sindromen Down, numri i madh i nxëneseve në klasa, mungesa e asistenteve, mungesa e mjeteve didaktike, kemi raste edhe kur mesimdhenesit adresojne kërkesa tek prinderit për të siguruar një asistente për arsye të shumta dhe sigurimi i asistenteve ështe një barrë shumë e madhe financiare për familjen në këtë rast prinderit”, ka thënë Beqiri në një prononcim për IndeksOnline.

    Përveç shkollimit, sfidë për personat me Sindromin Daun vazhdon të jetë edhe punësimi.

    “Edhe pse legjislacioni në fuqi garanton dhe jep prioritet punësimit të personave me aftesi të kufizuar ligjet në praktike nuk gjejnë zbatim deri më tani, në institucione publike kemi të punësuar vetem një person me sindromen Doën, ndërsa në instutcione private 11 persona me sindromen Doën janë të punesuar”, ka thënë drejtoresha e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Beqiri.

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Nga dje në ora 17:00, vetëm një orë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka...
    Lajme16 Mars 2025
    Më 16 mars të vitit 1998 është mbajtur protesta me bukë e grave për Drenicën. Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës...
    Lajme16 Mars 2025
    KEDS-i ka thënë se shkaku i erërave të forta gjatë tri ditëve të fundit, janë dëmtuar shtylla elektrike dhe përçues elektrik. Kjo...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi DNA, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka konfirmuar se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Është formuar një ekip i veçantë i prokurorisë që do të punojë në rastin e diskotekës së djegur në Koçan, kështu deklaroi...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Në spitalin Shën Naum i Ohrit- Shkup shumë familjar po presim për të marë informacione për të afërmit e tyre, njotfon Alsat....
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Marija Taseva, një 20-vjeçare e cila ka mbetur e lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, dëshmoi se në momentin e shpërthimit...
    Lajme16 Mars 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës: 19:45, është njoftuar se në fshatin Ujmir-Klinё, ka ndodhur njё...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.