×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoresha e Pulmologjisë: Testi i Covid-19 nuk është gjithmonë 100 për qind i saktë

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK Rukije Mehmeti ka thënë se rastet që janë pranuar në klinikë, si të dyshuar apo pozitiv me COVID-19, kanë qenë shumë të rënda.

    Ajo ka thënë se kritikat pse pacientët e dyshuar me COVID-19 ndodh që shtrihen bashkë me pacientët tashmë të konfirmuar si pozitiv është për shkak se kjo shpesh herë është mundësia e vetme për të shpëtuar jetë.

    “Meqë kemi një numër shumë të madh të rasteve dhe Klinika e Mushkërive nuk i plotëson kushtet për trajtimin e sëmundjeve siç është COVID-19 unë them se kjo është një luftë dhe në luftë nuk zgjedhet terreni. Mundësia jonë e vetme ka qenë që ta ndihmojmë pacientin në momentin kur ai ka nevojë”.
    “Kam dëgjuar dhe lexuar që janë dy raste pozitive me një rast negativ ose raste në pritje. Ka disa momente kur nuk na lejon të zgjedhim që do të thotë se edhe përkundër të gjitha rregullave mundësia e vetme që është t’ia shpëtojmë jetën pacientit është ta shtrijmë në spital për t’ia dhënë terapinë dhe oksigjenin”.

    “Rastet që na vijnë në spital nuk janë raste të lehta. Janë raste të rënda që kanë ndryshime radiologjike të dyanshme që janë shumë të dyshimta për COVID-19, edhe pse ndonjëherë mund të na vijnë për COVID-19 negativ, mirëpo nuk do të thotë se nuk janë COVID-19 pozitiv, sepse ky test as në vendet më të zhvilluara të botës nuk është 100 për qind i saktë. Pacienti që ka ndryshime radiologjike edhe nëse ka rezultuar negativ për neve është COVID-19 pozitiv. Ne u mësuam me këto ndryshime, sepse ndoshta në fillim kur i kemi parë kanë qenë të dyshimta, por tash 100 për qind jemi të sigurt kur e shohim një ndryshim radiologjik”.

    Mehmeti ka deklaruar se ka pasë raste kur në 100 pacientë të shtrirë në klinikën që ajo e drejton vetëm katër ose pesë prej tyre kanë qenë pa oksigjen.

    “Kanë qenë raste shumë të rënda dhe ka qenë ngarkesë shumë e madhe si për mjekët ashtu edhe infermierët të cilët janë të detyruar që në çdo të tretën ditë të kujdestarojnë”, ka thënë ajo në Klan Kosovë.

    Drejtoresha e Pulmologjisë ka thënë se është e pamundur që në Kosovë të testohen të gjithë ata që kanë simptoma ose dyshime për infektim nga COVID-19.

    “Kur e kemi gripin, a i testojmë krejt popullatën për grip? Nuk i testojmë. Nuk jemi vend i pasur që çdo pacient me simptoma të testohet. E bëjmë ekzaminimin radiologjik dhe analizat e gjakut dhe e parashohim se çka do të ndodhë, por pacientit i thuhet çdo herë që për çdo keqësim të lajmërohet”.

    “Në Kosovë ekziston edhe turpi nga sëmundja, sepse thonë ‘nuk vij në spital, sepse më thonë se e ke COVID-19’. Përpos simptomave të rënda është edhe turpi, prandaj nuk vijnë në spital deri në momentin e fundit kur mbështeten për muri”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë deri të dielën ka përfunduar në...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Sot Kosova po feston 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në nderë të kësaj dite të rëndësishme për popullin, kryeministri Albin Kurti...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar familjen e komandantit legjendar, Adem Jasharit e të gjithë dëshmorët e martirët e rënë për lirinë e...
    Të tjera
    Lajme17 Shkurt 2025
    I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speciale, Richard Grenell ua ka uruar kosovarëve 17-vjetorin e pavarësisë. Ai...
    Sport17 Shkurt 2025
    Futbollisti i njohur kosovar, Granit Xhaka, ka uruar Kosovën me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë. Në një storje të publikuar në...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Holanda ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. “Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë!”, shkruhet në një postim në...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës, Ramush Haradinaj, ka uruar 17 vjetorin...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka folur për “Front Online” lidhur me progresin dhe regresin në zhvillimin ekonomik të Kosovës gjatë...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, Abdixhiku thotë se në këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.