×
  • Opinione
  • Opinione

    Drejtësia mes nostalgjisë së dikurshme dhe pamundësisë së sotme për ta kontrolluar

    Roland Lami
    14 Janar 2025

    Roland Lami

    Fakti që opozita jo vetëm e atakon por propozon nëse fiton do ti kërkoj Komisionit të Venecias të sugjeroj ndërhyrjet që nevojiten për të ribër reformën në drejtësi.Nëse do e kontrollonte pse do të kërkonte ta ndryshonte?

    Fakti që qeveria ka ngritur Komisionin Antikorrupsion ose siç njihet ndryshe Komisioni Xhafa perceptohet nga ekspertët brenda dhe ai ndërkombëtar më shumë si një tentativë për të kufizuar punën e SPAK sesa si një kontribut për ta ndihmuar punën e saj tregon se nuk e kontrollon atë se ndryshe pse do ngrihej Komisioni Antikorrupsion Xhafa ?

    Fakti që dekorohet Z.Dumani nga Sekretari i Shtetit Z. Blinken jo nga institucionet lokale në Shqipëri është një vlerësim jo vetëm për kreun e institucionit por edhe inkurajim për të vazhduar më tej. Mos harrojmë se janë financuesit kryesor të reformës dhe ata japin llogari diku për parat e shpenzuar të taksapaguesve amerikan. Nuk është shtet bananesh që mund ti shpenzojnë parat si të dëshiroj pa marr përgjegjesi dhe audituar nga institucione mbikqyrëse. Pra financuesi kryesor vlerëson punën e SPAK pavarësisht se çfarë mendimi apo gjykimi kanë aktorët politik shqiptarë.

    Fakti që Komisioni Europian në raportin e 2024 e veçon punën e SPAK, BKH dhe GJKKO nga institucionet e tjera ligjzbatuese për performancë të mirë tregon mbeshtetje dhe vlerësim për punën e deritanishme. Mos harrojmë se BE- ja është financesi i dytë i reformës në drejtësi dhe auditohet për parat e shpenzuara. Vlerësimi tregon që ky organ është në rrugën e duhur në sytë e tyre.

    Fakti që propozimi për zgjatjen e mandateve të prokuroreve aktual duke ndryshuar Kushtetuten vjen si propozim i financuesve të reformës në drejtësi jo i partive politike në Shqipëri që e votuan me 140 vota është sinjal që nuk ka vend për negocim me aktorët lokal por për ekzekutim si në 2016. Një skenar i ngjashëm me 2016 pritet të ndodh në 2025 ku me pahir të një pjese të deputetëve të votojnë pro për të siguruar kourumin e nevojshëm për ndrydhimin e kushtetutës. Ky imponim ndërkombëtar nuk lë vend për pazare apo negocime mes liderve të forcave politike dhe Z. Dumani. Pra, duan ndërkombëtaret ta vazhdojnë këtë reformë me këta prokuror aktual pavarësisht si mendojne aktorët lokal

    Fakti që 70 % e qytetarëve e vlerësojnë punën e deritanishme të SPAK tregon qe është përmbushur deri diku pritshmëria e publikut.Ndryshe nga opinioni i PD opinioni publik shikon që përmbushja e pritshmërive për hetimin dhe dënimin e të gjithë aty që kanë abuzuar me fondet publike e përmbush vetëm SPAK KKH dhe GJKKO.

    Fakti që vëmendja mediatike është te hetimi apo fati i dosjeve që janë në shqyrtom nga SPAK është një formë presioni ndaj këtij organi për të qenë korrekt me ligjin. Trasparenca e rritur ndaj këtij organi fal medias është një mekanizëm presioni nga ana e publikut pasi gjykon punën e organeve si SPAK, BKH dhe GJKKO nëse është në rrugën e duhur apo jo. Me gjithë koston e shfaqjes së gjyqeve popullore jo gjithmonë të mira. Kjo mënyrë presioni rrit trasparencën ndaj publikut por edhe presionin që dosjet që janë në hetim të mbyllen dhe të dergohen për gjykim te GjKKO.

    Fushata e PS dhe kryeministrit në vecanti për ta trajtuar reformën në drejtësi dhe SPAK= un si trofe të forcës politike që drejton duhet kuptuar jo si realitet por si pamundësi për ta mundësuar një gjë të tillë. E kanë drejtuar drejtësis mjaftueshëm këto vite të dy forcat kryesore kjo periudhë ka marr fund.

    Kuptoheni mesazhin e kryeministrin për drejtësinë dhe SPAK në vecanti jo si një kënaqësi që nuk kontrollon atë më por si një trishtim që e ka humbur kontrollin mbi të që kur vendosen ndërkombëtarët që në Shqipëri pushteti i tretë ai i drejtësisë të filloj të funksionojë.

    Nga Rubrika
    Opinione14 Janar 2025
    Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i nisur fillimisht si një proces teknik, evoluoi në një dialog të thellë politik, shpesh duke marrë...
    Opinione13 Janar 2025
    Nga Shenoll Muharremi: Albin Kurti po e përballon rëndë rënien e LVV-së prej nivelit të vitit 2021. Nuk di pse duhet të...
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kandidati i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, e quan veten një “agjent të ndryshimit”....
    Lajme14 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai në Ibër Lepenc, janë dy raste të ndara. Ai...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK me numër 58, Ramë Vataj, ka shpalosur programin elektoral në praninë e një numri të madh qytetarësh...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet dhe ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, përmes një video në Facebook, ka thënë se PDK garanton parneritet të...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Nait Hasani, ka publikuar një postim të ngrohtë për mësuesin Sahit, duke e cilësuar atë si një...
    Vip14 Janar 2025
    Disa konflikte paraprake që kishin ndër këto javë qëndrimi në shtëpinë më të famshme, nxitën një tjetër debat mes dy banorëve. Ishte...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.