×
  • Lajme
  • Lajme

    Drecun paralajmëron padi nga Gjykata Speciale për Ramush Haradinajn, Sami Lushtakun e të tjerë

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Kryetari i Grupit Punues për Krimet e supozuara të UÇK-së, Milovan Drecun, ka thënë se ka të paktën 159 kampe të kontrolluara nga UÇK-ja në Kosovë dhe Shqipëri, për të cilat Grupi i Punës kishte dokumentacion të saktë. Sipas tij, disa prej tyre nuk u bënë pjesë e aktakuzës së Gjykatës Speciale në Hagë, dhe bazuar në to, po pret padi të reja.

    “Ne i ndamë ato kampe të fshehta, të paligjshme në zonat e përgjegjësisë së UÇK-së, për të kapur ata që janë përgjegjës dhe që i kontrolluan ato. Ka njerëz që kanë drejtuar ato kampe ku torturuan dhe vranë njerëz, dhe ka përgjegjësi komanduese të komandantëve të atyre zonave operacionale të UÇK-së, sepse burgjet ishin të vendosura në territorin e tyre”, tha Drecun për Kosovo Online.

    Sipas tij, zonat operacionale të UÇK-së janë në, Shalë, Drenicë, Nerodime, Pashtrik, Dukagjin dhe Karadak, bashkë me vendet në veri të Shqipërisë.

    “Ekzistonin 10 kampe në zonën operative Lab të UÇK-së. Komandant ishte Rustem Mustafa, i njohur si Remi. Kishte 13 kampe në zonën e Shalës, komandant i të cilëve ishte Rahman Rama. Kishte 16 kampe në zonën e UÇK-së Drenica, dhe komandant ishte Sami Lushtaku. Ndërkaq, ne regjistruam 18 burgje të paligjshme në zonën Nerodimë , të cilat ishin nën komandën e përgjegjësisë së Shukri Bujës. Kur bëhet fjalë për zonën operacionale të UÇK’së në Pashtrik, aty kishte më së shumti kampe, 37 sosh, dhe komandant ishte Ekrem Rexha. Në zonën operative Dukagjini, kishte 33 kampe, ku ishte nën udhëheqjen e Ramush Haradinajn. Në zonën e UÇK’së në Karadak, kishte 26 kampe dhe komandant ishteAhmet Isufi, i njohur si Rexha”, tha Drecun.

    Ai deklaroi se padi të reja mund të ndodhin, bazuar në dokumentacionin mbi ato kampe.

    Deri më tani, Serbia ka punuar fuqishëm në sigurimin e dokumentave për Prokurorinë e Specializuar.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe. Ai deklaroi për Front Online se populli...
    Lajme26 Prill 2024
    Behgjet Pacolli, ish-presidenti i Kosovës, ka kritikuar pushtetin aktual për mos luftimin e korrupsionit. Pacolli duke folur për Front Online thotë se pavarësisht premtimeve...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Sport25 Prill 2024
    Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.