×
  • Lajme
  • Lajme

    Dosja e Prokurorisë, mësuesja nga Peja akuzohet për mashtrimin e 14 personave – e njëjta ishte dënuar edhe tri herë në kaluarën

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Mësimdhënësja e shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë, Gj.Morina, u arrestua të martën nën dyshimin për mashtrim me subvencione në vlerë prej 30 mijë euro.

    Ndaj të njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë, më 28 gusht 2024 kishte ngritur aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi”.

    Në aktakuzën që ka siguruar Telegrafi, mësimdhënësja në fjalë në cilësinë e menaxheres së OJQ-ës “NE JEMI PJESË E BOTËS”, me seli kryesore në Fushë Kosovë, dega në Pejë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vetën i mashtron hiq më pak se 14 persona, kinse përmes shoqatës në fjalë do tu ndahen sera si donacion.

    Sipas aktakuzës e të njëjtëve mësimdhënësja në fjalë u thotë se forma e aplikimit për tu pajisur me to është nëse të njëjtit do të paguanin paraprakisht në emër të shpenzimeve për transport e montim, në xhirollogarinë e saj personale shuma të hollash varësisht nga sipërfaqja që do të mbulonin me Sera, duke ju shkaktuar dëme në këtë mënyrë të njëjtëve në shumën totale prej dy mijë e pesëqind e njëzet e pesë euro (2, 525.00 euro) dhe kur të dëmtuarit nuk pajisen me këto Sera dhe nga e njëjta kërkojnë të hollat e paguara, ajo arsyetohet se këto të holla i kishte shfrytëzuar për mjekim, me çka ka kryer vepër penale “Mashtrimi” nga neni 323 par. 1 të KPKR-së.

    Tutje në aktakuzë, thuhet se mësimdhënësja Gjylfidane Morina edhe në të kaluarën ishte dënuar 3 herë me aktgjykim të formës së prerë si e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

    Njëri nga ankuesit që kishte raportuar rastin në polici kishte bërë të ditur se mësimdhënësja i kishte thënë atij se i takon një OJQ-je dhe se po ndanin sera vetëm për gra, dhe se për të përfituar këtë subvencion duhet të paguar shumën prej 125-250 euro, varësisht prej madhësisë së vendit ku vendoset sera.

    Në konkludimet e prokurorisë lidhur me faktet për ngritjen e aktakuzës ndaj mësimdhënëses Morina thuhet “e pandehura përmes paraqitjes së fakteve të rreme ka arritur që të mashtrojë të dëmtuarit duke i nxitur të njëjtit se kinse po aplikojnë për një donacion për Dhurim të Serave, e që me këtë rast e njëjta në asnjë moment nuk i ka njoftuar apo udhëzuar të dëmtuarit që të aplikojnë përmes një mënyre apo forme të përgjithshme në kuadrin e aplikimeve të tilla, e për më tepër Shpalljen për aplikim për këtë donacion-gjegjësisht për pajisje me Sera nuk e kishte publikuar askund ashtu siç edhe parashihet dhe do duhej të ishte, por si mënyrë të vetme të “aplikimin” e kishte lënë që të dëmtuarit ta bënin kinse përmes xhiro-llogarisë personale të saj, e që në këtë rast në çoftë se e pandehura do t’i udhëzonte të dëmtuarit-konkretisht aplikantët për mënyrën e aplikimit të paktën shumën e të hollave që ishte kinse për “montim të Serave” ta bënin përmes xhiro-llogarisë së OJQ-së, por që e njëjta u kishte thënë që shuma e parave të deponohej në xhiro-llogarinë e saj personale”.

    14 të dëmtuarit në këtë rast kanë deponuar në xhiro-llogarinë e mësimdhënëses shuma prej 125-250 euro.

    Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësorë të pandehurën Gjylfidane Morina ta shpallë fajtore për veprën penale për të cilën akuzohet, dhe e njëjta të dënohet me burgimi të paraparë sipas dispozitave ligjore si dhe konform nenit 92 par.2 të KPRK-së të obligohet që të kthej të gjithë të hollat të dëmtuarve.

    Shënim: Për shkak të dhënave shumë konfidenciale, aktakuza e plotë nuk është publikuar në formë të dokumentit. /Telegrafi/

     

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili është një nga ministrat që viziton rregullisht Veriun e Kosovës bashkë me ministrin Xhelal...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se gjatë qeverisjes së tij ka marr...
    Lajme18 Shtator 2024
    Në aktakuzën për rastin Banjska, Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon biznesmenin nga veriu, Radulle Steviq, për shpëlarje parash. Aty thuhet se...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, më 2 tetor do të qëndrojë në Gjermani. E para e shtetit atje do të ketë takim me homologun...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ndryshe nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur për FrontOnline  Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e cila akuzon...
    Lajme18 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt javor dje në Presidencë, ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë aktuale për Projektligjin e ri për sigurime shëndetësore. Përmes një postimi,...
    Lajme18 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj për të dyshuarin E.G., i cili akuzohet...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me rastin e vdekjes së ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani ka ndarë një telegram...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.