×
  • Kronika
  • Kronika

    Dorëzohet në polici i arratisur Ferid Leci

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Është vetëdorëzuar në polici zyrtari i Policisë së Kosovës Ferid Leci, i arratisur mbrëmë dhe i shpallur në kërkim, nën dyshimet për përfshirje në veprimtari ilegale në zonën e Karaçevës. Leci është vetëdorëzuar rreth gjysme ore më parë dhe aktualisht është duke u intervistuar.

    Sipas burimeve të besueshme të Gazetës Sinjali, i njëjt me aktvendim të prokurorit të shtetit do të dërgohet në mbajtje.

    Pasi nuk arritën ta arrestojnë, forcat e rendit bastisën mbrëmë shtëpinë e Ferid Lecit në Hodonoc të Kamenicës, brenda së cilës u gjetën armë zjarri pa leje, para të gatshme dhe gjësende tjera të kundërligjshme.Në shtëpinë e tij dyshohet se janë sekuestruar edhe disa telefona celular të cilët do të dërgohen për ekzaminim, nga ku pritet që të nxirren prova për të mbështetur pretendimet e prokurorisë për veprimtaritë ilegale të të dyshuarit.Në një distancë prej rreth dy kilometra nga shtëpia e tij, përballë një restoranti në dalje të fshatit Hodonoc, është lokalizuar edhe një stallë me rreth 100 krerë lopë, e cila dyshohet se është në pronësi të policit të arratisur dhe familjes së tij.Bëhet e ditur se lopët janë sekuestruar nga AVUK-i me dyshimin se janë të kontrabanduara dhe është dobi pasurore e fituar me vepër penale.

    Leci dyshohet se nuk pati guxim për luftimin e krimit dhe korrupsionit në zonën ku shërbeu për një kohë të gjatë, prandaj dyshohet se iu bashkua grupeve kriminale që në mënyrë ilegale arritën të përfitonin materialisht.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Maj 2025
    Njësia Rajonale për Trafik Rrugor në Prizren ka ndërmarrë sot një aksion kontrolli në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë në...
    Kronika28 Maj 2025
    Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë derisa po merreshin me disa...
    Kronika28 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.K., i cili akuzohet se tentoi ta vriste një person pas një...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka reaguar pas situatës së krijuar sa i përket moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër disa nga hyrjet kryesore të Prishtinës do të jenë të mbyllura përkohësisht, si pasojë e...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk mund të tregojë nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më 28 maj se ushtria e tij e ka vrarë Mohammed Sinwar, udhëheqësi i supozuar i Hamasit...
    Vip28 Maj 2025
    Artistja Egli Tako ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram, duke i falënderuar për mbështetjen që i...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Departamenti i Shtetit ka njoftuar një politikë të re të kufizimit të vizave për zyrtarët e huaj dhe individët e përfshirë në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.