Prokuroria Themelore e Pejës e ka parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin (shoferin) që i ka goditur dy fëmijë në Pejë, të dielën.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar se është dorëzuar kërkesa për paraburgim.
“Është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”.
“I njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe është recidivist i disa veprave penale”, ka thënë Nikçi për Klankosova.