Partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të muajit tetor, në përpjekje për të rrespektuar situatën e krijuar me pandeminë, në keto zgjedhje janë fokusuar me shumë se më parë në fushatë virtuale.
Zhvillimi dhe sofistikimi i tregut digjital ka rritur kapacitetet edhe për zhvillimin e fushatave virtuale politike. Përmes fushatës virtuale sot partitë politike lehtë mund t’i identifikojnë dhe të bashkëveprojnë me votuesit individual dhe ata në grupe.
Ndryshimet dramatike teknologjike të zhvilluara gjatë dy dekadave të fundit, kanë ofruar potencial real për të zhvendosur peisazhin strategjik të komunikimit edhe në fushata zgjedhore, dhe në këtë mënyrë të ndryshojë përmbajtjen e mesazheve të fushatës që marrin votuesit.
Menaxherët e mediave sociale të partive politike mund t’i bindin liderët e partive politike duke diskutuar mbi avantazhet e mediave digjitale të tilla si arritja e synuar, matshmëria, fleksibiliteti dhe kontrollueshmëria.
Korrelacionet që mundësojnë mediat sociale, thjeshtë ju ofrojnë partive politike mundësinë të pasqyrojnë profilin demografik të liderëve – kandidatëve përkryeyar të komunave dhe votuesëve të zakonshëm ose votuesëve potencial të tyre. Të gjitha këto informacione mund të krahasohen për të krijuar segmente të synuara të audiencës dhe për të identifikuar dhe aktivizuar individët nëpër rrjetet dhe shkëmbimet e reklamave të palëvetë treta.
Facebook dhe Google ka më shumë se një dekadë që luajnë një rol qendror në operacionet politike, duke ofruar një spektër të plotë të mjeteve dhe teknikave të marketingut politik digjital, së bashku me produkte të specializuara të reklamave të projektuara për përdorim politik. Me përdoruesit që kërkohet të japin emrat e tyre të vërtetë kur nënshkruajnë si anëtarë, Facebook ka krijuar një paradigmë të fuqishme të synimit “të bazuar në identitet”, duke ju mundësuar partive
politike fushata politike për t’i targetuar ata sipas moshës, gjinisë, zonës, përgatitjes profesionale, apo statuseve të tjera.
Platformat e mediave sociale ulin ndjeshëm koston e reklamimit së pari, dhe së dyti, në këtë kohë pandemie ulin mundësinë për infektimin e pjesëmarrësve potencial në fushatat e hapura të cilat patjetër se do të kishin ndodhur te ne gjithandej. Gjithashtu, platformat e mediave sociale ofrojnë aftësi shënjestrimi shumë më të sakta se sa mediat e transmetuara tradicionale.
Kjo veçori e mediave sociale ju mundëson partive politike fushatë për të transmetuar strategjikisht mesazhet për audiencat e përcaktuara, që në anën tjetër, mund të konsiderohet edhe si një aftësi me potencialin e madh për të minuar llogaridhënien demokratike.
Krahasimi i përmbajtjes nëpër media brenda të njëjtës fushatë elektorale na lejon të vlerësojmë nëse, dhe si kandidatët përfitojnë nga dy mundësitë e ofruara nga mediat sociale: për të rritur sasinë e reklamave falë kostove më të ulëta, dhe për të përshtatur në mënyrë strategjike vetë-prezantimin e tyre të përputhur me preferencat e audiencës së zgjedhur.
Në veçanti, perdorimi masiv i telefonave inteligjentë dhe mediave sociale sot vlerësohet se po lëviz kufirin teknologjik të masave popullore siç quheshin dikur, e që sot në demokraci njihen si votues.
Një nga sfidat kryesore me të gjitha reklamat e tjera në media digjitale është matja e rezultateve. Partitë politike në këtë mënyrë, duke shfrytëzuar opcionalitetet dhe modalitetet e shumta që ofrojnë këto platforma kanë kontroll të plotë dhe mund të ushtrojnë fleksibilitetin gjatë marrjes së vendimeve kryesore të reklamimit siç janë koha, vendndodhja, lloji i personit/personave të cilit do t’i shfaqet reklama, shpeshtësia e reklamës, eksperimentimi i versioneve të ndryshme të reklamës, e shumë efekte të tjera.
Në kontekstin krahasues, fushatat në demokraci ku mediat transmetuese janë më të centralizuara dhe në pronësi publike, janë më programatike dhe të përqendruara në parti sesa në ato me tregje shikimi më të fragmentuara nga vet partitë politike.
Roli qendror i marketingut digjital në fushatat politike bashkëkohore është rimodelimi i politikës moderne, duke ndryshuar marrëdhëniet midis kandidatëve, partive, votuesëve dhe mediave. Ne duhet ta pranojmë se teknologjitë digjitale kanë dhënë kontribute të rëndësishme pozitive në gjallërinë e jetës politike, duke përfshirë zgjerimin e burimeve të informacionit, rritjen e konsiderueshme të mundësive për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe fuqizimi i njerëzve nga prejardhje
të ndryshme për të formuar koalicione dhe për të ndikuar në politikbërje.
Mjetet e zhvilluara për marketing digjital kanë ndihmuar gjithashtu fushatat politike të përmirësojnë ndjeshëm angazhimin e votuesëve, të rrisin kapacitetet e tyre për mbledhjen e fondeve te “donatorët e vegjël” dhe në mënyrë më efikase të inkurajojnë pjesëmarrjen në zgjedhje.
Sidoqoftë, shumë nga teknikat që ofrojnë rrjetet sociale për zhvillimin e fushatave të partive politike ngrenë shqetësime serioze mbi privatësinë, diskriminimin, manipulimin dhe mungesën e transparencës.
Disa polemika të fundit, mbi zgjedhjet e vitit 2016 dhe 2020 në SHBA kanë shkaktuar një kontroll më të madh publik mbi disa nga praktikat që janë bërë procedurë standarde e funksionimit në mediat digjitale dhe ekosistemin e marketingut digjital politik. Për shembull, “lajmet e rreme” kanë
një lidhje të drejtpërdrejtë me reklamat programatike, dhe informatat “inteligjente” të individëve
dhe grupeve politike.
Këto makina jopersonale algoritmike, të pranishme aq shumë në tregun digjital edhe në Kosovë, janë të fokusuara kryesisht në gjetjen e një shtrati ku transmetimi i një reklame me qellime politike edhe po të jetë i gënjeshtërt, nga disa votues potencial, mund të pranohet si i vërtetë. Si pasojë, e këtyre lajmeve, disa individë – kundërshtar apo rival politik, mund të gjendën me reklama të vendosura në faqe apo kronika të zeza me përmbajtje pirate, trafiku i të
cilave artificialisht është i krijuar nga programet kompjuterike.
Prandaj nuk duhet habitur kur nga individët të cilët merren me politikë, por edhe nga partitë politike, në media sociale shohim dhe lexojmë edhe tallava politike, madje me shumicë.
Ndërsa njerëzit gjithnjë e më shumë po bëhen digjitalë në shumicën e komunikimit dhe ndërveprimeve të tyre, edhe fushatat e partive politike patjetër që duhet të ndjekin këtë tendencë dhe të kalojnë nga stadionet, palestrat sportive, shtëpitë e kulturës, shkollat, odat e hapësirat e tjera, në hapësira digjitale.
Partitë politike në epokën e re digjitale, edhe te ne në Kosovë, duhet të përditësojnë veten dhe të mësohen që të krijojnë fushata reklamuese efektive dhe pozitive digjitale.