×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Doktori që zbuloi Ebolën paralajmëron për pandemi më të rënda se COVID-19

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    “Njerëzimi do të përballet me një numër të pacaktuar virusesh vdekjeprurëse që vijnë nga pyjet e Afrikës”. Kështu thotë për CNN profesori Jean-Jacques Muyembe Tamfum, i cili ka ndihmuar në zbulimin e Ebolës në vitin 1976, dhe është në vijën e parë të kërkimit për patogjenet e reja që nga ai vit.

    “Jetojmë në një botë ku shpërthimi i patogjeneve të reja është bërë diçka normale. Ky normalitet përbën kërcënim për njerëzimin. Duhet të kemi frikë, sepse Ebola nuk njihej, as Covid-i nuk njihej. Duhet të kemi frikë nga sëmundjet e reja”, nënvizon profesori.

    Aktualisht, në Kongo po studiohet një sëmundje që jep simptomat e Ebolës, por analizat e gjakut që iu bënë pacientes, e cila sot është shëruar, tregojnë se sëmundja e saj nuk ka lidhje me asnjë nga viruset që njohim deri më sot, raporton A2CNN.

    Kur CNN e pyeti Muyembe nëse mendon se pandemitë e ardhshme do të jenë më të rënda sesa Covid-19, ai tha: “Po, mendoj se po. Patogjenet po kalojnë shpesh e më shpesh nga kafshët te njeriu, pasi njeriu hyn në pyll për ta shfrytëzuar atë. Nëse hyn në pyll, ti i ndërron ekologjinë atij. Insektet dhe minjtë do të largohen nga aty dhe do të shkojnë në fshatrat pranë, duke sjellë viruset e reja. Te lakuriqët e natës janë vënë re mbi 10 koronaviruse, që ende nuk e dimë se sa të rrezikshme janë për njeriun”.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e një grupi mësuesish përpara Kryeministrisë gjatë ditës së sotme, në Ditën...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...
    Lajme01 Maj 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024”. Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit...
    Lajme01 Maj 2024
    Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se është takuar me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë në Bern të Zvicrës, me të cilët ka thënë...
    Sport01 Maj 2024
    Borussia Dortmund-PSG, është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që luhet sonte. ‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.