Një doktoreshë ka vrarë me armë burrin e saj para dy fëmijëve të vegjël pasi siç deklaroi në polici, ai “e pa shtrembër”.
31 vjeçarja Kathleen Jourdan, raportohet se ka vrarë burrin 35 vjeçar Joshua pasi ai ndaloi makinën në anë të rrugës në Nebraska, të SHBA, gjatë një debati më 17 qershor.
Joshua Jourdan kishte marrë në telefon dikë në Georgia për të ndërmjetësuar por gruaja e tij nxorri pistoletën nga kroskoti i makinës dhe e qëlloi për vdekje.
Më vonë ajo pretendoi se i shoqi i kishte dhënë “një shikim” dhe kishte ngritur krahun në një mënyrë që e kishte bërë të trembej për jetën e saj dhe të familjes.
Joshua vdiq pasi u godit dy herë në gjoks. Dy djemtë e ciftit ishin në sediljen e pasme të makinë dhe dëshmuan vrasjen e të atit por nuk u lënduan.
Kur ndodhi ngjarja familja ishte duke u zhvendosur nga Omaha për në Scottsdale në Nebraska.
Pas vrasjes së të shoqit, Jourdan kishte telefonuar policinë duke u treguar ngjarjen, dhe qëndroi në makinë deri sa erdhën autoritetet.
Mediat thonin se Jourdan punon si mjeke në qendrën mjekësore të Universitetit të Nebraska. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera për ngjarjen apo nëse çifti kishte probleme.