Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar futjen e mbathjeve sportive të falsifikuara.
Në njoftim bëhet e ditur se është parandaluar hyrja në treg e 3,120 palë mbathjeve sportive të falsifikuara.
Postimi:
Dogana e Kosovës parandalon futjen e mbathjeve sportive të falsifikuara!
Ndaj kompanisë përgjegjëse është iniciuar procedura kundërvajtëse, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në ndalimin e produkteve të rrezikshme dhe të paligjshme.