×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Dogana kalon 1.5 miliard euro të hyra

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2023

    Dogana e Kosovës ka përmbyllur raportin e të hyrave me 1.5 miliard Euro.

    Siç njofton dogana, ky rezultat është edhe një rekord tjetër i shënuar për periudhën në të cilën flasim.

    “Të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë me 124 milion apo 9% më shumë të hyra. Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara. Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale”, thuhet në njoftim.

    Tutje, në njoftim thuhet se kanë trajtuar me efikasitet çështjet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, duke synuar që të avancojmë integritetin e organizatës si dhe orientimin në shërbim.

    “Dogana e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen e pa rezervë nga Qeveria në efikasitetin e deritanishëm dhe po ashtu çmojmë përkrahjen e partnerëve tanë si Ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Zyrës së BE-së në Prishtinë, projektet e GIZ-it gjerman dhe organizatat ndërkombëtare të cilët janë duke na ndihmuar në avancimin e kapaciteteve.

    Kontributi dhe bashkëpunimi me komunitetin e bizneseve si dhe me publikun ka qenë I rëndësisë kritike për rezultatet tona të deritanishme, andaj ky bashkëpunim mbetet në qendër të vëmendjes sonë, me qëllim që të promovojmë vlerat e mirëbesimit dhe të avancojmë me shërbimet, ku kryesore mbetet transformimi digjital dhe në përgjithësi lehtësirat tregtare”./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka deklaruar se është duke ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, që lidhen me veprimet e...
    Lajme10 Janar 2025
    Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimit të afatit të suspendimit, është njoftuar prapë për vazhdimin...
    Të tjera
    Sport10 Janar 2025
    Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti është përplasur me Sarën sërish për finalen dhe çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3. Ai u shpreh se...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Edmont Çeka, një 58-vjeçar nga Rrësheni është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kapshticës, në Korçë. Policia në vendngjarje ka bërë...
    Lajme10 Janar 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin Kurti, duke e demantuar për një deklaratë që ky i fundit...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e ka futur nën sanksione ndërmarrjen NIS të Serbisë....
    Lajme10 Janar 2025
    Trembëdhjetë organizata botërore dhe rajonale, që merren me lirinë e medias, kanë thënë se janë të shqetësuara lidhur me vendimin e fundit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.