×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Dogana gjen mijëra euro të padeklaruara në një automjet

    FrontOnline
    07 Shkurt 2024

    Në mëngjesin e sotëm në pikë kalimin kufitar të Brnjakut u ndalua një automjet ku edhe u zbulua një sasi e konsiderueshme e mjeteve monetare të padeklaruara.

    Pas ndaljes së automjetit nga oficerët doganorë, të cilët në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kryen kontrollin e hollësishëm të automjetit. Gjatë këtij kontrolli, në çantën e drejtuesit të mjetit u zbulua një shumë e mjeteve monetare të padeklaruara në lartësinë prej 13,350 euro.

    Në përputhje me procedurat 25% e kësaj shume do të konfiskohet, që do të thotë një shumë prej 3,337.50 euro. Kjo masë është ndërmarrë si pasoje e shkeljes së rregullave të deklarimit të monetar, derisa shuma e mbetur do të nënshtrohet një verifikimi të mëtejshëm në lidhje me origjinën e këtyre mjeteve monetare, në bashkëpunim me sektorët kompetentë dhe në koordinim me prokurorinë.

    Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme01 Mars 2024
    Deputetët opozitarë  e kanë quajtur gabim të rëndë mospjesëmarrjen e kryeministrit në këtë Samitin rajonal që u mbajt në Tiranë, ndërkaq kërkojnë...
    Lajme01 Mars 2024
    Sekretari Organizativ në PSD, Nol Nushi ka deklaruar se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë. Sipas Nushit, zgjedhje të...
    Lajme01 Mars 2024
    Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, mban konferencë...
    Të tjera
    Lajme01 Mars 2024
    9:00Mbahet seanca ndaj ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, Salih Zyba dhe Drita Millaku, të akuzuar...
    Lajme01 Mars 2024
    Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu, të cilat në...
    Bota/Rajoni29 Shkurt 2024
    Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në Koplik të Shqipërisë, nga ku ka mbetur i plagosur një person i moshës...
    Bota/Rajoni29 Shkurt 2024
    Mungesa e fuqisë punëtore – të tjera apo dhe pa kualifikime – po pengon kryesor ekonomik në Gjermani . Sipas Ministrit Federal...
    Lajme29 Shkurt 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu, të...
    Lajme29 Shkurt 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar arsyen se pse nuk mori pjesë në samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.