Djali i Kryeministrit Edi Rama, Gregu, ka ndarë një mesazh për humbjen e gjyshes së tij Aneta.
Duke ndarë një fotografi me gjyshen e ndjerë, ku të dy shihen të qeshur, Gregu thotë se nëna Aneta do të jetë e paharruar për të.
“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”, shkruan Gregu.
Aneta Rama u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 82-vjeçare.