Konsulli i përgjithshëm në Pragë të Çekisë, Flakron Shala, ka reaguar për përzgjedhjen e tij në këtë post diplomatik.
Ai përmes një postimi ka thënë se emërimi i tij në këtë pozitë është bërë për shkak të përvojës që ka.
I biri i deputetit Haxhi Shala ka mohuar që babai i tij të ketë pasur gisht në këtë punë.
“Prindi im Haxhi Shala, si një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ka as më shumë e as më pak autoritet ligjor e politik se deputetët tjerë- pra deputeti nuk ka kompetencë të emëroj apo shkarkoj zyrtarët e MPJ-së dhe as Konsujt e Përgjitḧshëm”, tha ai.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/flakronShala1/posts/3761303523880519