×
  • Opinione
  • Opinione

    Dita e të së vërtetës

    Blerim Shala
    23 Maj 2024

    Shkruan: Blerim Shala

    Fillimisht, kjo Rezolutë është dashur të hidhet në votim me 2 maj, por pastaj është shtyrë dy herë, për shkaqe procedurale, dhe në vijim të amandamenteve në përmbajtjen e saj, të përgatitura nga Qeveria e Malit të Zi.

    Në parim, Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk kanë karakter obligativ juridik. Megjithatë, në rastin siç është ky, ku bëhet fjalë për krimin dhe tragjedinë më të madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore (deri atëherë, së paku), nuk ka aspak dyshim që miratimin i Rezolutës për ‘Ditën e reflektimit dhe të kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë’, ka peshë reale politike dhe morale për të gjitha shtetet anëtare të OKB-së.

    Natyrisht, pesha morale e OKB-së ka rënë shumë poshtë për shkaqe të njohura në dy vitet e fundit (lufta në Ukrainë dhe lufta në Gaza të Palestinës). Megjithatë, gjenocidi në Serbrenicë është konfirmuar nga ICTY (Tribunali i luftës për krime në ish-Jugosllavi), të cilin, përndryshe, në vitin 1992 e ka themeluar Këshilli i Sigurimit i OKB-së (edhe me pëlqimin e Federatës së Rusisë), prandaj, në shikim të parë së paku, këtu, në këtë rast pra, nuk do të duhej të kishte aspak dilemë se çka do të duhej të bënte Asambleja e Përgjithshme e OKB-së këtë të mërkurë.

    Por, Bota e vitit 2024 nuk ka gjë të përbashkët me atë të vitit 1992. Rusia dhe Kina atëherë e kanë përkrahur krijimin e këtij Tribunali, por 42 vjet më pas, nuk duan ta mbështesin një Rezolutë e cila fund e krye bazohet në aktgjykimet e këtij Tribunali dhe që synon ta memorizojë (si thuhet), ditën e 11 korrikut në kuadër të ‘Kulturës së kujtesës’ ndërkombëtare.

    Megjithatë, në këtë Botën e ndarë shumëfish, edhe një Rezolutë e këtillë, e cila ndërtohet në një fakt të konfirmuar gjyqësor, politik dhe historik, (të cilin nuk e ka kontestuar askush asokohe), nuk ka si të mos bëhet ‘mollë sherri’ në mes të Perëndimit dhe Lindjes.

    Me gjasë, në këto rrethana ndërkombëtare të cilat janë më të këqijat dhe më të rrezikshmet që nga viti 1945 e këndej, sikur Perëndimi ta propozonte në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së një Rezolutë me të cilën konstatohet që Toka është e rrumbullakët, Kina dhe Rusia do ta kundërshtonin atë me një këmbëngulje të madhe.

    Kjo përplasje tashmë ka marrë përmasat të cilat nuk dhënë aspak shpresë për një rikuperim të marrëdhënieve të SHBA-së dhe Evropës me Rusinë dhe Kinën, së paku jo në një të ardhme afatmesme që matet me një dekadë, apo, edhe më shumë.

    Në anën tjetër, siç e dimë të gjithë ne që kemi përcjellur ditëve dhe javëve të fundit debatin rreth kësaj Rezolute kushtuar gjenocidit në Srebrenicë, kjo çështje është ngritur, nga ana e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë, në shkallën më të lartë të interesit nacional serb, prej të së cilës varet fati dhe ardhmënia e kombit serb.

    Nuk ka asnjë arsye racionale politike për një alarmim të kësisojt nga ana e Beogradit zyrtar, sikur pushteti i Aleksandar Vuçiqit, i cili sipas të gjitha parametrave është një autokrat tipik, të mos ndihej vet i rrezikuar dhe i kërcënuar nga përmbajtja e kësaj Rezolute, dhe atë jo në adresimin e një të kaluare shumë të hidhur historike, por në trajtimin e të tashmes dhe të ardhmes politike në Serbi.

    Serbia aktuale e Presidentit Vuçiq, sillet pikërisht në kundërshtim me të gjitha rekomandimet e Rezolutës për ‘Ditën e reflektimit dhe të kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë’.

    Ajo kundërshton kualifikimin e gjenocidit për tmerrin e Srebrenicës. Ajo glorifikon kriminelët e luftës (të shpallur si të tillë nga Tribunali i Hagës). Ajo nuk ka aspak vullnet për t’u marrë me tragjeditë e luftërave në ish-Jugosllavi, përfshirë këtu edhe krimet dhe tragjedinë e shkaktuar në Kosovë, në luftën e viteve 1998, 1999.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Artikull i Sponsoruar11 Janar 2025
    Prishtina Ticket ofron fluturime direkte tri herë në javë nga Nürnberg drejt Prishtinës, të hënën,të mërkurën dhe të shtunën, duke siguruar fleksibilitet...
    Lajme11 Janar 2025
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e kalueshme pas reshjeve të mëdha...
    Lajme11 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 244-të, e cila u zhvillua në formë elektronike. Në njoftimin e lëshuar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhuar që rrugët të jenë të kalueshme pas reshjeve të borës. Ai...
    Lajme11 Janar 2025
    Sot, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, kanë filluar kërkimet për Arban Hisarin, 26 vjeç, nga Prizreni, i cili është raportuar...
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.