×
  • Opinione
  • Opinione

    Dita e Kujtesës…

    FrontOnline
    28 Janar 2022

    Në 27 janar 1945, u hapën dyert e kampit të përqendrimit të Aushvicit, për t’i treguar të gjithë botës tmerret tjera të Luftës së Dytë Botërore. Trupat e Armatës ruse liruan pak nga të burgosurit që kishin mbetur gjallë, rreth shtatëmijë nga ta. Për këtë arsye, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka caktuar 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, në nderim të miliona personave që u vranë nga nazistët. Në kampet e përqendrimit u është marrë jeta rreth gjashtë milionë hebrenjve.

    Lidhjet shpirtërore ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebre janë unike dhe ato duhet të ruhen. Në historinë e tyre, shqiptarët nuk njihen për krime mizore ndaj popujve të tjerë. Me gjithë pushtimet e jashtme, me gjithë kanosjen e ekzistencës, shqiptarët ishin të vetmit që hapën dyert për hebrenjtë. Ende nuk dihet saktë se sa hebrenj kaluan nëpër tokat shqiptare. Në këtë kontekst, nuk janë të rëndësishme shifrat sa është qëllimi madhor për të shpëtuar njeriun tjetër. Fakti se ekzistonte gatishmëria për të ndihmuar e për të mos dorëzuar hebrenjtë, tregon madhështinë e popullit tonë.

    Shqiptarët nuk dinin çdo të thotë të jesh antisemit, sepse ata kur i takonin hebrenjtë, tek ta e shihnin njeriun, pastaj mikun. Edhe pse familjet shqiptare i takonin besimit mysliman, për shqiptarët ka një Zot dhe një Besë. Kështu, hebrenjtë e gjetën një tjetër Tokë të Premtuar te familjet shqiptare. Jo vetëm në Kosovë e jo vetëm tek shqiptarët e besimit islam, por në gjithë trojet shqiptare, te familjet shqiptare të besimit katolik, ortodoks e bektashi… kudo, hebrenjtë gjetën ngrohtësinë, njerëzinë dhe e njohën Besën. Ndaj, nuk ekziston asnjë rast i vetëm që një hebre të jetë dorëzuar nga dora shqiptare.

    Kjo sakrificë është ruajtur përmes trashëgimtarëve të qindra familjeve. Dhe, është shembull për mbarë botën se çdo të thotë të tregohesh njeri dhe t’ia shtrish dorën e ndihmës dikujt ai kur ka nevojë.

    Institucioni “Yad Vashem” në Jerusalem, deri tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” – për shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Janar 2025
    Nga Richard Kemp: Ndërsa viti 2025 ka filluar, pesimizmi për fatin e Ukrainës rri pezull në ajër, ndërsa kutërbimi i paqësimit ndihet...
    Opinione02 Janar 2025
    Ekipi i sapozgjedhur i BE në Bruksel në 2024 ka shumë për të bërë. Si mund të arrihet kjo pa një tandem...
    Opinione01 Janar 2025
    Shkruan: Blerim Shala Viti 2025, i cili tashmë i ka hapur portat për të gjithë ne, do të jetë politikisht një vit...
    Të tjera
    Vip03 Janar 2025
    Drenusha ka folur për fazën e depresionit të cilën e ka përjetuar pas ndarjes nga ish bashkëshorti, Atilla. Krejt kjo sipas saj,...
    Lajme03 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka njoftuar se ka vizituar sonte Reçakun. Tahiri thotë...
    Lajme03 Janar 2025
    Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë. Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si...
    Vip03 Janar 2025
    Xheneta është deklaruar pasi familja e Gjestit nuk e përmendi, gjersa ishin duke biseduar më këtë të fundit. Ajo thotë se është...
    Vip03 Janar 2025
    Gjatë ‘Prime’, Xheneta ka folur për mashkullin të cilin la një njohje jashtë. Në momentin kur ajo filloi të flasë për këtë...
    Lajme03 Janar 2025
    Me depërtimin e frontit të ftohtë, të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes të ketë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.