×
  • Sport
  • Sport

    Dita e gjysmëfinaleve në Ligën Unike

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Ligën Unike, ku priten ndeshje mjaft interesante.

    Pas takimeve çerekfinale në Rahovec, pjesa finale do të zhvillohet në Durrës, përcjell FrontOnline.

    Takimi i parë gjysmëfinal është ndërmjet Rahovecit dhe Pejës.

    Të dy skuadrat duan trofeun e parë dhe historik të Ligës Unike.

    Vreshtarët u kualifikuan në gjysmëfinale pa lojë, derisa Peja mundi Vllazninë.

    Skuadrat kanë zhvilluar stërvitjet në Durrës dhe janë gati për gjysmëfinalen e parë.

    Gjysmëfinalja e dytë do të jetë shumë interesante ndërmjet Goga Basket dhe Ylli. Goga luan në shtëpi, andaj e dëshiron trofeun e çmuar, kurse Ylli e kërkon trofeun e parë në histori të klubit.

    Të martën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, derisa takimi për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të zhvillohen të mërkurën.

    Kjo është hera e parë që zhvillohet një ligë në sportet kolektive ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke jetësuar ëndrrën e shumë shqiptarëve.

    Orari

    13 Prill

    16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja
    19:00 Gjysmëfinalja e dytë: Goga Basket-Golden Eagle Ylli

    14 Prill

    16:00 Ndeshja për vendin e tretë
    19:00 Finalja e madhe./FrontOnline/

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Sport11 Shtator 2024
    Shqipëria u mposht me rezultatin 0-1 nga Gjeorgjia në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin B1. Fundi i...
    Sport10 Shtator 2024
    Shqipëria ka pësuar humbje 1-0 përballë Gjeorgjisë në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kombeve. Ndeshja nisi me dominimin e...
    Sport10 Shtator 2024
    Gjeorgjia ka kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë. Kuqezinjtë dhe gjeorgjianët po luajnë në ‘Air Albania’ në kuadër të xhiros së dytë në...
    Të tjera
    Sport10 Shtator 2024
    Shqipëria ka pësuar humbje 1-0 përballë Gjeorgjisë në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kombeve. Ndeshja nisi me dominimin e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka vdekur Prof. Dr. Dalip Limani. Në njoftimin e ShSKUK-së, shkruan se...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për çështjen e hapjes së urës së...
    Sport10 Shtator 2024
    Gjeorgjia ka kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë. Kuqezinjtë dhe gjeorgjianët po luajnë në ‘Air Albania’ në kuadër të xhiros së dytë në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, ka dënuar aktin e arrestimit të politikanit serb në veri, Aleksandar Arsenijeviq, duke thënë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka bërë një reagim pasi paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara, ia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.